Disa mënyra efektive për ta ndihmuar fëmijën të bëjë më shumë miq

Life style

Disa mënyra efektive për ta ndihmuar fëmijën të bëjë më shumë miq

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 18:07
Ilustrim

Në botën e sotme, aftësitë sociale janë të një rëndësie të madhe për të mbijetuar. Të jesh në gjendje të bashkohesh me njerëz të rinj është çelësi për përmbushjen profesionale dhe personale. Këto aftësi nuk vijnë natyrshëm, por nga trajnimi, kushtëzimi, faktorët e mjedisit dhe përvojat jetësore. Nëse fëmija juaj është i mbyllur dhe nuk flet me njerëz të rinj, ju duhet ta ndihmoni që ai të bashkohet me njerëz të rinj. Më poshtë janë fushat e rëndësishme të ndërveprimit shoqëror që çdo prind duhet t’i kushtojë kujdes të veçantë për të trajnuar fëmijën:

Edukimi Emocional. Uluni me fëmijën tuaj dhe bëjini pyetje si: “si ndihesh?” Dhe “pse ndihesh kështu”. Në këtë mënyrë do ta inkurajoni atë të shprehë ndjenjat e tij me fjalë, në vend që t’i afroheni përmes veprimeve të dhunshme. Shprehja e ndjesive tuaja ndihmon që edhe fëmija të shprehë ndjenjat e tij. Në anën tjetër, shpërfillja e emocioneve të fëmijës suaj, duke i cilësuar ato si ” budallallëk” ose thjesht duke u kërkuar që fëmijët ta “kapërcejnë”, “mbyllin” ose “harrojnë”, çojnë në më shumë probleme me vetëkontrollin.

Shmangni një mjedis shtëpiak diktatorial. Fëmijët duhet të disiplinohen. Por mënyra juaj e disiplinimit të një fëmije duhet të ketë një arsye të plotë pas saj. Ndonjëherë, një fëmijë thjesht mund të detyrohet të bëjë disa gjëra nga prindi i tij. Por fëmijët të cilët janë rritur në këtë mënyrë, domethënë duke iu nënshtruar rregullave strikte, pa shpjegime të dhëna se “pse” janë vendosur këto rregulla, e kanë më të vështirë të kenë një orientim të brendshëm moral, pasi ata janë të dekurajuar për të bërë çfarëdolloj pyetje. Gjithashtu, shumë shpesh, vendosja e rregullave të padiskutueshme shoqërohet me kërcënimin (dhe ndonjëherë praktikën) të ndëshkimit të ashpër në trup. Fëmijët që u nënshtrohen dënimeve të tilla ka gjasa të bëhen agresivë dhe natyrisht armiqësore ndaj fëmijëve të tjerë. Gjeni një balancë, as nuk duhet të jeni diktatorialë dhe as tepër të butë me fëmijët. Përndryshe fëmija juaj do të ndiejë dhimbje.  Prindërit duhet të mbajnë gjithmonë autoritetin. Megjithatë, fëmijët duhet të lejohen të pyesin se pse janë vendosur rregullat. Bisedoni me fëmijën tuaj dhe shpjegojini rëndësinë e disiplinës dhe rregullave.

Edukojeni me mirësjellje. Kur bisedoni me të vegjlit tuaj, jepuni atyre vëmendjen tuaj të pandarë. Përgjigjuni pyetjeve të tij siç do të bënit me një të rritur. Kur fëmijët edukohen në këtë mënyrë, ata janë në gjendje të komunikojnë më mirë dhe madje mësojnë të dëgjojnë me vëmendje dhe të reagojnë në përputhje me rrethanat kur kanë biseda me shokët e tyre.

Mësojuni të jenë empatikë. Mundohuni të tregoni ndjeshmëri me një person kur e shihni që është në ankth. Empatia është në thelb aftësia e një personi për të imagjinuar veten në këpucët e një personi tjetër. Empatia është çelësi për të formuar lidhje të forta emocionale me njerëzit e tjerë dhe për të qenë në gjendje të mbani biseda kuptimplota.

Njohja e shprehjeve të fytyrës. Si të rritur, ne kemi aftësinë për të njohur shprehjet e fytyrës së njerëzve të tjerë. Sidoqoftë, ky është një mjet i rëndësishëm për t’u mësuar fëmijëve në vitet e para të skollës. Bëni një lojë me shprehi fytyre për t’ia mësuar fëmijës se si duket kur dikush është i mërzitur, i inatosur, i gëzuar etj.

Thyeni akullin. Një fëmijë me aftësi shoqërore është ai që mund të angazhohet me një grup të ri të fëmijëve të moshës së njëjtë dhe të pranohet prej tyre. Kur bashkohet me një grup tjetër fëmijësh të cilët tashmë janë të angazhuar në ndonjë aktivitet të lojës, mësojeni fëmijën tuaj që të vlerësojë se çfarë aktiviteti është dhe të kuptojë se si mund të përshtatet pa i ndërprerë ata. Mësoji fëmijës se ai nuk duhet të pengojë fëmijët e tjerë. Tregojini atij se nuk duhet të sforcohet për t’u pëlqyer të tjerëve, në rast se ata nuk duken të gatshëm për ta pranuar.

Merrni pjesë në jetën e tyre shoqërore. Kjo është veçanërisht e vërtetë për fëmijët e vegjël. Vendosja e takimeve për lojëra me miqtë e tyre të klasës është një mënyrë e shkëlqyer për të forcuar marrëdhëniet. Mësuesi i klasës mund t’ju ndihmojë të kontaktoni me prindërit e shokëve të fëmijës suaj në shkollë. Ndërkohë që roli juaj nuk është që të monitoroni vazhdimisht çdo gjë që bëhet gjatë një takimi lojërash, por duhet ta dini gjatë gjithë kohës se çfarë po bën fëmija juaj dhe të parandaloni konfliktet mes tij dhe shokëve të tjerë.

Planifikoni takime për lojëra. Planifikoni aktivitete të ndryshme gjatë një dite kur fëmijët nuk janë të angazhuar diku tjetër. Mund të organizoni një projekt për gatimin apo për ndonjë art të caktuar. Aktivitete të tilla janë të dobishme nëse ndonjëri prej fëmijëve të përfshirë natyrisht është i ndrojtur. Kujdesuni që të organizoni aktivitete bashkëpunuese dhe jo aktivitete konkurruese.

Zgjidhni problemet. Në aktivitete të tilla është e natyrshme që të ketë edhe konflikte. Lërini fëmijët të zgjidhin vetë konfliktet e tyre por ndërhyni vetëm nëse konflikti përshkallëzohet. Ndihmojini ata të gjejnë një zgjidhje në vend që të mos flasin.

Monitorimi i ngacmimit. Megjithëse këshillohet që fëmijët t’i zgjidhin vetë konfliktet e tyre, gjithmonë duhet të reagoni nëse situata përshkallëzohet në ngacmime. Qëndroni të informuar për ngjarjet që ndodhin çdo ditë në klasën e fëmijës suaj në mënyrë që ta dini nëse fëmija është duke u përballur me ndonjë ngacmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat