Modelet e reja ‘Barbie’

Life style

Modelet e reja ‘Barbie’

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 13:42
Ilustrim

“Më gjithë përfshirëse dhe përfaqësuese”. Është ky motivi për të cilin Barbie ka vendosur të krijojë një kukull të re, me ngjyrë dhe në një karrige me rrota.

Në kuti përfshihet edhe një pedanë e kuqe, simbol i kapërcimit të barrierave arkitektonike.

Mattel, me rastin e festimeve për 60 vjetorin e Barbit ka prezantuar në treg edhe këtë model të ri, për të nderuar çdo tip femre dhe që të gjitha ato të ndjehen në një farë mënyrë të përfaqësuara.

Barbi në karrige me rrota, në fakt, ishte lancuar një herë në vitet 90, por kompania ishte detyruar ta tërhiqte nga tregu sepse nuk i përshtatej shtëpive të kukullave.

Por, tani, e pajisur edhe me pedanën që përfshihet në paketim, kukulla në karrige me rrota, mund të hyjë lehtësisht në të gjitha hapsirat që i dedikohen asaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat