Dëshironi të bëheni me fëmijë? Vështirë nëse vuani nga këto sëmundje

Life style

Dëshironi të bëheni me fëmijë? Vështirë nëse vuani nga këto sëmundje

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 15:35
Ilustrim

Sëmundjet kronike janë stresuese për trupin dhe disa gjendje të caktuara mund të ndikojnë negativisht në aftësinë e femrës për të mbetur shtatzënë.

Çrregullimet e tiroides mund të jetë një ndër shkaqet kryesore përse një femër nuk mund të mbetet shtatzënë.

Problemet me këtë gjëndër ndalojnë ovulimin. Edhe sëmundjet të tjera kronike që lidhen me mëlçinë dhe veshkat mund të pengojnë fertilitetin sepse ato ndërhyjnë në funksionimin e gjëndrës së hipofizës.

Jo vetëm sëmundjet, por edhe medikamentet që përdoren për trajtimin e tyre mund të shkaktojnë probleme fertiliteti.

Nëse jeni duke përdorur ndonjë nga medikamentet kuruese të sëmundjeve të lartëpërmendura, konsultohuni me mjekun obstetër para se të planifikoni shtatzëninë, për tu siguruar që ato janë të sigurta për përdorim para apo gjatë shtatzënisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat