Kështu duket ora e re Bvlgari e cila kushton dy milionë euro?

Life style

Kështu duket ora e re Bvlgari e cila kushton dy milionë euro?

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 20:30
Pamje nga video

Brendi romak Bvlgari ka tubuar miqtë dhe bashkëpunëtorët në Capri, për ta prezantuar koleksionin luksoz të stolive

Njëri ndër më mbresëlënësit e produktit të ri ishte ora Serpenti Misteriosi Romani, madje në vlerë prej dy milionë eurosh.

E tregon vetëm kohën apo mbase edhe të ardhmen e largët?

Në të vërtetë, ajo që e bën të veçantë është byzylyku në orë, i vendosur me safirët e përhapur të Shri- Lankës dhe diamanteve, i punuar në stilin e manshetës, ndërsa numëratori është fshehur në kokën e gjarprit (në majë të gurit të çmueshëm dhjetë karatësh) – në pjesën karakteristike të koleksionit Serpenti.

Ajo ngjashmëri me simbolin Bvlgari është forcuar me lëkurë gjarpri të kthyer në diamante.

Në punimin e orëve të serisë Monete janë përdorur paratë e metalta antike të cilat tregojnë lidhjen midis së kaluarës dhe brendit të tashëm dhe tregon rrënjët e tyre greke dhe romake.

Dhe ne gjithsesi do të dëshironim që të dinim edhe si duket personi i cili vetes mund t’i ofrojë shikimin e minutave të cilët kalojnë në orën e vlefshme një pasuri të tërë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat