Gjithçka që duhet të dini për rëndësinë e “vitaminës së diellit”

Life style

Gjithçka që duhet të dini për rëndësinë e “vitaminës së diellit”

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 11:08
Ilustrim

Vitamina D-e njohur edhe si vitamina e diellit, prodhohet si përgjigje e organizmit ndaj ekspozimit në diell, mirëpo mund të merret edhe me anë të suplementeve dhe ushqimit, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Express.

Prodhimi i sasisë së duhur të kësaj vitamine është shumë i rëndësishëm për shumë arsye. Disa prej tyre janë: eshtra të shëndoshë, dhëmbë të shëndoshë, mbrojtje kundër disa llojeve të kancerit dhe nga sëmundjet siç është skleroza multiple.

Vitamina D, në të vërtetë është një lloj hormoni dhe jo vitaminë. Vitaminat janë përbërës ushqyes që merren nga jashtë dhe nuk krijonen nga trupi, kurse vitamina D mund të sintetizohen në trup, në momentin që ne i ekspozohemi diellit.

Për të arritur sasinë e duhur të vitaminës D në organizëm, është e nevojshme që një person t’i ekspozohet diellit 5-10 minuta së paku 3 herë në javë.

Disa nga benefitet e vitaminës D janë:

Eshtra të shëndetshëm- kjo lloj vitamine arrinë të rregullojë sasinë e kalciumit, i cili është përgjegjës për shëndetin dhe fortësnë e eshtrave. Me anë të kësaj vitamine, zorrët tona e absorbojnë sasinë e nevojshme të kalciumit dhe e dërgojnë në eshtra.

Zvogëlon rrezikun e gripit- Fëmijët që i ekspozohen diellit kanë 40% rrezik më të ulët për tu prekur nga gripi sezonal, në krahasim me fëmijët që nuk i ekspozohen sa duhet diellit.

Zvogëlon rrezikun e diabetit- Disa studime kanë rezultuar se vitamina D ndikon në zvogëlimin e tipit 2 të diabetit. Mungesa e kësaj vitamine e afekton negativisht sekretimin e insulinës dhe glukozës.

Gjithashtu vitamina D ka rëndësi të madhe për gratë shtatëzëna, për parandalimin e kancerit, sëmundjes së Alzheimerit dhe disa sëmundjeve të tjera të lidhura me sistemin nervor.

Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë disa pasoja dhe çrregulime. Disa nga simptomat, që tregojnë se ju keni mungesë të kësaj vitamine janë: imuniteti i dobët, disponim i keq, dhimbje të muskujve, vjellje, lodhje dhe rënie të flokëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat