“Mos i lani rrobat”, polemika për deklaratat e Stella Mccartney

Life style

“Mos i lani rrobat”, polemika për deklaratat e Stella Mccartney

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:54
Stella Mccartney

Pas deklaratave të Stella Mccartney-t, në Britani e jashtë saj, kanë shpërthyer debatet mbi larjen e rrobave. Stilistja  e famshme, e bija e Paul Mccartneyt bëri disa pohime të çuditshme për të përditshmen britanike Observer, kur tha se nëse nuk të duhet ta lash patjetër diçka, mos e laj.

Stella është sidomos kundër larjes së rrobave në lavatriçe dhe kjo për dy arsye: e para, sepse sipas saj, kështu i zgjtatet jetëgjatësia veshjeve, e dyta për të mbrojtur ambientin.

Ajo rrëfeu se ia kishin bërë këtë sugjerim kur ishte e re dhe punonte pranë rrobaqepësve londineze të Savile Row. Një pjesë e britanikëve i kanë marrë seriozisht pohimet e saj. “Sa  herë lajmë veshjet tona, vëmë në qarkullim në ambient mbi 9 milionë mikrofibra plastike”, tha për BBC Laura Diaz Sanchez e shoqatës ambientaliste holandeze “Plastic Soup Foundation”.

Ajo këshillon që të perdoren mundësisht ilaçe rrobash të lëngshëm, që lëshojnë më pak fibra. Një pjesë e diskutimeve u fokusua tek xhinset, që sipas disa ekspertëve nuk duhen larë fare. “Nëse ndoten në ndonjë vend, pastrojini aty dhe jo të gjithë pantallonin”, thote Sarah Clayton e organizatës mjedisore Wrap. Ndërkohë, në anën tjetër të debatit qëndrojnë ata të cilëve iu duket e paimagjinueshme të qëndrosh pa i larë rrobat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat