A duhet t’i marrim seriozisht ëndrrat tona seksuale? Ja studimi

Life style

A duhet t’i marrim seriozisht ëndrrat tona seksuale? Ja studimi

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Një studim i ri tregon se gratë janë duke parë më shumë ëndrra seksuale. Por, cila është rëndësia specifike e ëndrrave tona erotike.

Në shumë fusha të analizave është thënë dhe është gjetur se ëndrrat janë reflektim i dëshirave tona që gjenden në nënvetëdije. E cila është problem, nëse keni parë një ëndërr seksuale më një person që nuk duhet. Dhe një studim i ri tregon sesi gratë janë duke parë më shumë se asnjëherë më parë ëndrra seksuale (mirëpo, prapë më pak se meshkujt), raporton “The Guardian”.

Në një raport të publikuar në gazetën e Psikologjisë dhe seksualitetit në Londër, në hulumtues i gjumit Michael Schredl, gjeti se frekuenca mesatare e e ëndrrave erotike për 2.907 pjesëmarrës ishte 18%.

Personat e rinj kanë më shumë ëndrra erotike sesa të vjetrit. Femrat kanë më shumë gjasa të ëndërrojnë për një person specifik, ndërsa meshkujt kanë më shumë gjasa të endrrojnë për më shumë partnere seksuale.

“Ju tentoni të ëndërroni atë që është më shumë emocionale për ju. Për këtë arsye ju pritni që të ketë më shumë përmbajtje erotike, sesa që ka”.

Mirëpo, problemet dhe tensionet që i keni në jetë, mund të jenë shkas që ju të shihni ëndrra erotike.Prandaj, hulumtuesit thonë se ëndrrat erotike nuk kanë asnjë lidhje apo rëndësi specifike, por janë thjeshtë rastësore, ose si një përshkrim i një shqetësimi që keni në jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat