Produkte të njohura zvicerane nga e shtuna edhe në Prishtinë

Life style

Produkte të njohura zvicerane nga e shtuna edhe në Prishtinë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 21:11
Produkte të njohura zvicerane nga e shtuna edhe në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë do të vije ekskluzivisht brendi i njohur zviceran Age Stop Zwitzerland me seli në qendrën Tregtare ‘Albi Mall’ me produkte nga më kualitativet për fytyrën tuaj. Hapja do bëhet në ora 19.00 ku veç festës së inaugurimit të këtij brendi do të shpërndahen edhe shumë dhurata për mysafirët nga produktet qind për qind Zvicerane.

Ju që keni telashe me fytyrën tuaj tani e tutje produkte tejet cilësore si për fytyrë të thatë po ashtu edhe atë të yndyrshme, zgjidhjen e problemit do ta gjeni në Age Stop Switzerland.

Po kush është Age Stop Switzerland?

Age Stop Switzerland është linjë zvicerane premium për përkujdesje ndaj lëkurës me një mision të vetëm: Shkencën e të qëndruarit të rinj!

Produktet janë të prodhuara 100% në Zvicër dhe kanë për qëllim të sjellin më të mirën në shkencën e anti-age, bazuar në zbulimet revolucionare të Swiss Snow Algae dhe nismës së Plant Stem Cell Research.

Ata prodhojnë produkte innovative të cilat japin rezultate që reflektojnë Saktësi , Pastërti dhe Kualitet të përsosur të cilat kanë si sinonim Zvicrën.

Ja arsyet pse duhët të perdorim Gold snow Oil Elixir: Është një vaj i mrekullueshem për fytyrë, me flori 24 karat që ushqen menjëherë dhe jep shkëlqim, kujdeset për lëkurën dhe lehtëson përdorimin e produkteve kozmetike. Elixiri është shumë i pasur me antioksidantë dhe acide yndyrore esenciale të tilla si Squalan për të ushqyer dhe ndihmuar në thithjen e lagështisë dhe zvogëlon dukshëm rrudhat nëpërmjet efektit voluminoz që jep ekstrakti natyral i rrëshirës. Lëkura juaj do ta thithë këtë lëndë ushqyese të pasur me vajra duke mos lënë asnjë mbetje prapa. Do të vëreni një përmirësim të ndjeshëm në ndjenjën elastike të lëkurës dhe një zvogëlim në paraqitjen e linjave të imta, rrudhave, skuqjeve dhe njollave të fytyres pas përdorimit të parë.

Caviar intensive recovery sleeping mask, eshte nje trajtim luksoz anti-age i cili rrit sintezën e kolagjenit të lëkures tuaj me ekstrakte kaviari ultra ushqyes, acide hialuronike të masave të vogla e të mëdha dhe një përzierje e Matrixyl 3000 dhe peptide Argireline, me efekte të fuqishme anti-age dhe ngritje të lekurës. Tejet i pasur dhe me teksturë të butë, do të shkrihet në lëkuren tuaj dhe do të ndjeni menjëherë efketin e tij në shkëlqimin dhe zbutjen e lëkurës.

Ndryshe, në Age Stop Switzerland të shtunën do të keni mundësin të merrni dhuratë disa nga produktet e këtij brendi, andaj për të kuptuar më shumë rreth cilësisë së këtyre produkteve ju mund të njoftoheni edhe më shumë në web faqen zyrtare të këtij brendi të njohur zviceran, ndërsa tani e tutje mund ti provoni në dyqanin e hapur në ‘Albi Mall’ në Prishtinë aty ku dhe do ti shihni rezultatet qysh në perdorimin e parë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat