Zgjidhni partnerin e duhur

Life style

Zgjidhni partnerin e duhur

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 23:45
Ilustrim

Shpesh njerëzit priren të lidhen me njerëzit e gabuar, por kjo nuk është e shëndetshme. Ja pra, përse kemi zgjedhur tri hapa për t’u dhënë fund historive me partnerin e gabuar:

1.Reflektoni me seriozitet për mënyrën se përse marrëdhëniet tuaja nuk kanë funksionuar dhe jepini fund vetëfajësimit. Nga ana tjetër, kuptoni se cilët janë faktorët e përbashkët të këtyre historive. Më në veçanti, ndalni e mendoni: në njëfarë pike të marrëdhënies keni lejuar që partneri të ekzagjeronte kundrejt jush duke përdorur dhunën, qoftë edhe vetëm me fjalë? E keni lejuar t’ju shajë e korrigjojë, t’ju thotë se diçka nuk shkon me ju apo me sjelljet tuaja?

2. Specifikoni me qartësi se çfarë dëshironi nga jeta.  Sqaroni edhe se çfarë ju nevojitet për t’ia dalë mbanë. Përgjigjja: “një burrë që të më dojë” nuk vlen, duke qenë se është “pyetje me kleçkë” dhe, për pasojë, ndez një reaksion zinxhir negativ.

3. Kuptoni mirë se çfarë mendoni për veten. Cili është imazhi që keni për veten: nëse nuk ju pëlqen, pikërisht nga aty duhet të nisni çdo gjë. Kini parasysh se ka një tufë meshkujsh me vlera rreth e rrotull jush. Nevojitet vetëm që t’i njihni pa u gënjyer nga të tjerët. Jeni ju dhe vetëm ju ajo që keni burimet e duhura për t’i gjetur dhe për t’u lidhur me mashkullin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat