Shapkat me gisht të dëmshme, ja nga çfarë jeni të rrezikuar

Life style

Shapkat me gisht të dëmshme, ja nga çfarë jeni të rrezikuar

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 06:24
Ilustrim

Me mbërritjen e sezonit të ngrohtë të gjithë ne jemi të detyruar të vishim sa më pak që të jetë e mundur, madje edhe sa i përket këpucëve.

Kjo është arsyeja pse shapkat janë gjithnjë në modë, duke mbajtur këmbët tona të lira dhe të afta për të marrë ajër.

Por studiuesit amerikanë, në vend të kësaj, lëshojnë një alarm në këtë drejtim: shapkat me gisht janë të këqija për shëndetin e këmbës!

Këtu janë dëmet e shkaktuara:

Ato dëmtojnë si ecjen dhe qëndrimin: me shapkat me gisht ju jeni të detyruar për të marrë hapa të shkurtër, duke supozuar në këtë mënyrë ecje të ngathët dhe kjo rrit mundësinë e rënies.

Flluska me ujë dhe kallo: materiali dhe konformiteti me të cilat janë bërë shumë lloje të shapkave me gisht mund të çojë në fillimin e flluskave, në mes të gishtit të madh dhe gishti të  dytë, me kalimin e kohës, kjo mund të shkaktojë kallo, prandaj do të ketë një pamundësi për të veshur shapka të këtij lloji.

Këmbët tepër të ekspozuara ndaj rrezikut të sëmundjeve të kontraktuara: këmbët janë pothuajse tërësisht të zhveshura dhe shumë afër terrenit kështu që mundësia e kontraktimit të sëmundjeve të tilla si kërpudhat ose bakteret përforcohet, veçanërisht nëse keni prani të plagëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat