5 metoda efektive që kanë ndihmuar shumë individë të kursejnë para

Life style

5 metoda efektive që kanë ndihmuar shumë individë të kursejnë para

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 10:08
Ilustrim

Është e mundur që të kurseni një sasi të konsiderueshme parash kur jeni të rinj. Shumë të rinj në moshë poshtë të 30-ave kanë arritur të kursejnë 100 mijë dollarë. Jo të gjithë mund ta arrijnë këtë gjë, por duke ndjekur këshillat e duhura mund të kurseni para mjaftueshëm për të shkuar diku me pushime. Më poshtë ju sjellim 5 mënyra se si të kurseni para sipas ‘Bright Side’:

1-Jetesa me prindërit. Kjo mënyrë ju kursen para në ndarjen e qerasë së shtëpisë. Megjithatë jo të gjithë dëshirojnë të jetojnë me prindërit pas të 30-ave. Ju mund të jetoni më miqtë tuaj dhe të ndani qeranë me njëri-tjetrin.

2-Mos u nxitoni për të blerë një makinë. Përdorimi i transportit publik apo edhe biçikletave do ju ndihmojnë të kurseni para.

3-Mësoni të gatuani. Shumë të rinj preferojnë të ushqehen në mjediset jashtë shtëpisë, por kjo jo vetëm që ju dëmton financiarisht, por dëmton edhe shëndetin.

4-Mos shpenzoni para për veshje apo produkte luksoze. Një numër i madh individësh marrin kredi për të blerë produkte të shtrenjta dhe më pas nuk kanë para mjaftueshëm për gjerat që ata kanë vërtet nevojë.

5-Mos kini frikë të provoni gjëra të reja. Mund të zbuloni një talent tuajin që do ju ndihmojë të fitoni para. Ndryshoni punën që ju bëni nëse nuk po ju ndihmon ende që të ngriheni në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat