Miqësia me ish- partnerin, shenjë e psikopatisë

Life style

Miqësia me ish- partnerin, shenjë e psikopatisë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 14:39
Ilustrim

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Personality and Individual Differences” miqësia me ish- partnerin është shenjë e tendencave psikopatike, jo pjekurisë.

Business Insider shkruan se psikopatët janë, në përgjithësi, individë me karakteristika të ‘errëta’ personaliteti të cilat përfshijnë psikopatinë, narcisizmin, dhe sadizmin.

Çfarë i dallon psikopatët nga normalët është mungesa e mëshirës dhe se çdo gjë e bëjnë i kënaqë ata dhe u duket argëtuese.

Si pjesë e studimit, shkencëtarët kanë analizuar trajtat e karakterit të 861 njerëzve dhe historinë e tyre dashurore.

Ata u janë përgjigjur pyetjeve për lidhjet aktuale, e gjithashtu janë pyetur se a mbajnë miqësi me ish- partnerët, ndërsa pastaj u janë nënshtruar disa pyetjeve të cilat e kanë vlerësuar se a kanë trajta psikotike dhe narcisiste.

Trajtat më të errëta të personalitetit ishin identifikuar te njerëzit të cilët kishin thënë se mbajnë lidhje të mira me ish- partnerët.

Siç duket, psikopatët qëndrojnë miq me ish- partnerët sepse kështu kanë më shumë qasje në seks, para dhe informacione.

Pra, psikopatët kryesisht e vlerësojnë miqësinë me ish- partnerin si “lidhje strategjike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat