2 këshilla që duhet t’i lexoni para se të shkoni në pishinë

Life style

2 këshilla që duhet t’i lexoni para se të shkoni në pishinë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:20
Foto

Jo vetëm plazhet, por edhe pishinat janë të mbushura plot turistë në stinën e nxehtë të verës. Por para se t’i frekuentoni ato, është mirë t’i lexoni disa këshilla.

Sipas specialistëve, sëmundjet më të zakonshme që vijnë nga larja në pishina janë infeksionet e veshit dhe infeksionet e lëkurës.

Kjo ndodh për shkak të pranisë së mikroorganizmave të padukshme që ndodhen në ujë.

Andaj, lexoni dy këshilla para se të shkoni në pishinë.

Mos u lani kurrë në pishinë, kur keni një plagë të hapur, pasi ndotet uji

Mos u lani në pishina kur keni temperaturë apo dhimbje fyti, qoftë edhe e thjeshtë. Këto raste, sipas specialistëve përbëjnë kushtet ideale të rritjes së stafilokokut. Për të reduktuar deri në minimum riskun e infeksioneve, bëni një dush para larjes në pishinë. Ndoshta nuk e dinit, por eliminon 80% të florës bakteriale tranzitore që kemi thithur pa e ditur as ne.

Klori që përdoret në pishina nuk mjafton për të siguruar higjienën totale

Dezifektuesit me bazë klorin formojnë kompozime organo-klorikale, të cilat nëse thithen në sasi të madhe nga personat që notojnë mund të shkaktojnë ekzema dhe skuqje të lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat