Psikologët: Gjashtë mënyra për t'ju larguar efektit negativ të rrjeteve sociale

Life style

Psikologët: Gjashtë mënyra për t'ju larguar efektit negativ të rrjeteve sociale

Nga: A.H Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:31
Rrjete sociale

Më shumë se një e treta e të rriturve amerikanë i shohin rrjetet sociale si të dëmshme për shëndetin e tyre mendor, sipas një sondazhi të ri nga Shoqata Psikiatrike Amerikane, transmeton Bota sot.

Vetëm pesë për qind i shohin mediat sociale si pozitive për shëndetin mendor, thotë studimi.

Një tjetër 45 përqind thonë se ka edhe efekte pozitive edhe negative.

Dy të tretat e të anketuarve besojnë se përdorimi i mediave sociale lidhet me izolimin social dhe vetminë.

Ekziston një grup hulumtues që beson fort se përdorimi i mediave sociale çon në depreison.

Studime të tjera e lidhin me zilinë, vetëvlerëzimin e ulët dhe ankthin social.

 

Psikologët paraqesin gjashtë mënyra për t’iu larguar këtij ankthi nga rrjetet sociale:

1. Kufizoni kohën e përdorimit të mediave sociale

2. Programoni pushim javor nga rrjetet që përdorni më shumë (përdorni vetëm 10 minuta në ditë)

3. Kushtoni vëmendje asaj që ndjeni dhe bëni

4. Shikoni në mënyrë kritike mediat sociale

5. Largohuni nga efektet negative që sjellin mediat sociale (Largoni miqtë ‘’negativ’’ dhe shtoni në listën e pëlqimeve faqet motivuese).
6. Mos e zëvendësoni jetën reale me atë të rrjeteve sociale. Dilni dhe shihni miqtë tuaj, familjen tuaj, rrethin tuaj të gjerë. Mos u kufizoni! /Bota sot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat