Njerëzit preferojnë të mos i ndryshojnë parfumet

Life style

Njerëzit preferojnë të mos i ndryshojnë parfumet

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 06:45
Foto ilustrim

Në zgjedhjen e parfumit nuk ndikon aspak çmimi apo mosha e parfumit. Aromat klasike që nuk perëndojnë kurrë dhe që zgjidhen e rizgjidhen ende edhe nga gjeneratat e reja e vërtetojnë akoma më tepër. Industria e parfumeve, ndër më të dashurat dhe të fuqishmet në botë, përzgjedhjet dhe arsyet e përdorimit të tyre, është bërë edhe subjekt i një studimi të universitetit Imperial College London.

Studimi i publikuar në revistën shkencore Plos One, ka analizuar kombinimet e rreth 1000 fragrancave në mbi 10 mijë parfume të ndryshme. Aromat më të përdorura në parfumeri rezultojnë të jenë jasemina, myshku, sandalo dhe ambra, dhe mënyra e kombinimit të tyre është ajo që ndikon më tepër në përzgjedhje. Nga studimi ka rezultuar se vullnetarët që i janë nënshtruar kërkimeve, kanë preferuar në shumë raste edhe kombinime më te thjeshta prej vetëm dy aromash, veçanërisht jasmine me mente, apo myshku, vanilja dhe vetiver.

Gjithashtu edhe shtimi i vetëm një arome të re në parfume ekzistuese ishte mjaft e këndshme për nuhatjen e të rinjve. Ndërsa parfumet e konsoliduara ngeleshin ende të veshur me magjinë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat