Seksi më i nxehtë gjatë pushimeve - Bota Sot
Seksi më i nxehtë gjatë pushimeve

Life style

Seksi më i nxehtë gjatë pushimeve

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Mos u tërhiqni pas kur bëhet fjalë për eksperienca të reja! Këtë verë eksperimentoni pak ekzibicionizëm të shëndetshëm dhe eksitues!

Shkoni në jug

Ju pret një udhëtim i gjatë me makinë nëpër rrugën e pashtruar. Rrëshqitni ngadalë drejt jugut të partnerit dhe bëjeni të kuptojë se gjysma e rrugës për të arritur është shumë, po shumë eksituese.

Ndiz zjarrin

Fik kondicionerin të paktën për një natë dhe i lini shpirtrat përvëlues të mbështillen me njëri tjetrin dhe pastaj hidhuni bashkë nën një dush të freskët për raundin e dytë.

Në tendë

E ku ka gjë më të bukur sesa të bëhesh njësh me natyrën? Organizoni kamping dhe shijoni kënaqësitë seksuale në gjelbërim. Por, kujdes nga zhurmat!

Në diell

Bëhuni nudistë për një ditë, kërkoni një plazh të izoluar dhe shihni trupat e zhveshur që nxihen ndërsa ju përkëdheleni ëmbël…

Party me Sangrija

Mos e nënvlerësoni pushtetin e alkoolit, organizoni një parti me sangrija për vete dhe partnerin dhe… hidhuni brenda!

Të luash me pompë

Nëse nuk bëni dot seks në plazh, bëjeni kopshtin e shtëpisë një Eden të seksit. Vish kostumin më seksi, lozni me të lagura me pompën e ujit ndoshta duke lënë të shihet diçka… shpejt do të keni dëshirë të kaloni te lojërat për më të rritur.

Vazhdo me sportin

Adrenalina ndihmon në stimulimin e eksitimit. Hidhuni në ndonjë sport që ju bën t’ju vijnë të dridhura dhe pastaj dorëzojuni gëzimit të çmendur në shtëpi.

Luaj me ushqimin

Përfito nga piknikët dhe darkat me miqtë për të vendosur në meny ushqime afrodiziakë verore si luleshtrydhe, avokado dhe shparguj.

Ndiz me akull

Bëni kuba akulli dhe në vend që t’i lëpini, përdorini mbi pjesë të ndjeshme si qafa, gjoksi dhe brenda kofshëve për një pasion akulli që zien.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...