Dallimi mes njerëzve të suksesshëm dhe atyre të pasuksesshëm

Life style

Dallimi mes njerëzve të suksesshëm dhe atyre të pasuksesshëm

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 21:40
Ilustrim

Në çdo fushë, hulumtuesit shpeshherë përdorin një seri indikatorësh për të parë nëse një sistem apo teknologji është duke pasur sukses.

Përdorimi i indikatorëve përqendrohet kryesisht në faktorët që ndihmojnë në rritjen e fitimeve të kompanisë apo organizatës.

Kompanitë e suksesshme caktojnë qëllime për një biznes të fortë dhe pastaj krijojnë plane strategjike për t’i përmbushur ato qëllime.

Këta faktorë e ndihmojnë kompaninë ta arrijë nivelin e një biznesi profesionist.

Në të njëjtën mënyrë disa njerëz në jetë bëhen më të suksesshëm se tjerët dhe shpeshherë mendojmë për faktorët që iu ndihmojnë atyre ta arrijnë këtë nivel.

Më poshtë i keni disa karakteristika që i ndajnë njerëzit e suksesshëm nga ata të pasuksesshëm.

Njerëzit e suksesshëm:

1: Njerëzit e suksesshëm i falin tjerët dhe i zgjidhin konfliktet me probleme minimale

2: Njerëzit e suksesshëm e kanë një ndjenjë mirënjohje dhe atë e konsiderojnë si forcë të tyre. Ajo ndjenjë ndikon pozitivisht në gjendjen e tyre mendore dhe emocionale

3: E ndërtojnë vetëbesimin e njëri-tjetrit, si dhe i motivojnë dhe inspirojnë tjerët

4: Nuk i fajësojnë tjerët për dështimet e tyre; gjithmonë e pranojnë fajin për çdo problem

5: Të gjithë personat e suksesshëm ia dedikojnë disa orë në ditë rutinës së leximit. Kjo iu mundëson atyre të mësojnë nga përvojat e tjerëve dhe të aplikojnë strategji më të mira në rrugën e tyre drejt suksesit

6: Nuk shpenzojnë kohë me thashetheme për tjerët, por flasin për ide

7: Qëndrojnë të lumtur, gjë e cila i bën ata më të përqendruar dhe më produktivë

Njerëzit e pasuksesshëm:

1: Gjithmonë gjejnë diçka gabim me tjerët dhe i kritikojnë tjerët për mos zgjidhjen e problemeve

2: Besojnë se meritojnë privilegj të caktuar dhe mbajnë pritshmëri të paarsyeshme nga tjerët

3: Iu pëlqen t’i marrin të gjitha meritat për fitoret e tyre dhe i përjashtojnë njerëzit që iu kanë ndihmuar

4: Kur dështojnë, i fajësojnë tjerët

5: Në vend se të fitojnë njohuri duke lexuar libra, të pasuksesshmit shumicën e kohës e shpenzojnë para televizorit

6: Besojnë se kanë fituar mjaftueshëm njohuri dhe se nuk iu nevojitet të mësojnë më shumë

7: Të pasuksesshmit janë persona negativë dhe shohin vështirësi në çdo mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat