Gjërat që nuk duhet t’i bësh kurrë për mashkullin që do - Bota Sot
Gjërat që nuk duhet t’i bësh kurrë për mashkullin që do

Life style

Gjërat që nuk duhet t’i bësh kurrë për mashkullin që do

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 23:44
Ilustrim

Çdo grua dëshiron që të ketë një marrëdhënie të lumtur. Megjithatë, shpesh gratë marrin rolin e mashkullit në martesën e tyre, dhe disa shkojnë aq larg saqë sakrifikojnë lumturinë në emër të dashurisë.

Për të pasur një marrëdhënie pozitive dhe harmoni në çift, më poshtë keni një listë prej 6 gjërash që një grua nuk duhet të bëjë për njeriun që do.

Mos u përpiqni të zgjidhni të gjitha problemet e tij, pasi do të përfundoni në një marrëdhënie varësie dhe me partner të paaftë për të marrë përgjegjësi për veprimet e tij.

Mos i bëni dhurata të shtrenjta gjatë gjithë kohës, veçanërisht kur ai nuk mundet që t’ju blejë dhurata të tilla. Nëse veproni kështu do ta bëni të ndihet inferior.

Mos tregoni keqardhje për të. Një grua e mençur e mbështet dhe e frymëzon burrin e saj për arritjet e tij. Dhe kjo me të vërtetë është një nga sekretet e një marrëdhënie të lumtur.

Mos i thoni: “Të thashë që do të ndodhte kështu”. Edhe nëse jeni 100 % të saktë nuk ka asgjë më provokuese se sa t’i thoni partnerit: “A nuk të thashë!

Të heqësh dorë nga jeta personale dhe karriera, shkruan iconstyle. Vetëm sepse një grua e ka gjetur dashurinë e jetës së saj , nuk do të thotë se ajo duhet të heqë dorë nga miqtë dhe karriera.

Të ndryshosh paraqitjen. Është krejtësisht e natyrshme për një grua që të duket bukur, për njeriun e zemrës. Por, në qoftë se , njeriu pranë jush ju bën presion për të ndryshuar pamjen në mënyrë drastike, ju nuk keni nevojë për atë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...