Ju udhëtoni ndërsa ai qëndron në shtëpi, si ta bëni lidhjen të funksionojë? Disa këshilla

Life style

Ju udhëtoni ndërsa ai qëndron në shtëpi, si ta bëni lidhjen të funksionojë? Disa këshilla

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 06:23
Ilustrim

Balancimi i udhëtimeve dhe marrëdhënive nuk është i lehtë. Thjesht pyesni dikë që e ka bërë më parë këtë gjë. Jo gjithmonë mundësitë tuaja financiare ose pushimet në punë mund të jetë në sinkron me ato të partnerit, prandaj edhe ndonjëherë detyroheni të udhëtoni vetëm ose me shoqërinë. Mirëpo, këto udhëtime sigurisht që nuk i shërbejnë shumë marrëdhënies suaj, pasi do të jeni larg gjysmës më të mirë. Gjithsesi, nëse jeni ju ajo që udhëtoni dhe partneri qëndron në shtëpi, ne do t’ju japim disa këshilla se si kjo gjë të mos ndikojë në lidhjen tuaj:

Komunikimi është çelësi

Me siguri teksa udhëtoni, nuk e keni shumë mendjen tek telefoni dhe mesazhet. Partneri juaj e di këtë gjë dhe e ka marrë parasysh që në momentin që jeni larguar. Gjithsesi, ne ju këshillojmë të jeni në kontakt me të gjatë gjithë kohës në mënyrë që ai të mos e ndjejë veten të lënë pas dore.

Të ndash informacione është të tregosh kujdes

Të ndash informacione me partnerin do të thotë që po tregon kujdes. Pse? Ti po e bën pjesë të udhëtimet dhe ai do të ndihet mirë, sepse komunikimi juaj nuk do të ftohet ndërkohë që ju jeni larg.

Bëni pyetje

Po, ju jeni duke udhëtuar dhe kjo është vërtet një kohë emocionuese për ju. Mirëpo, mos harroni të pyesni partnerin tuaj si po shkon çdo gjë në jetën e tyre. Vërtet ju jeni në udhëtim, por edhe ai mund të ketë gjëra për t’ju rrëfyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat