Si të dukeni më joshës në sytë e femrave

Life style

Si të dukeni më joshës në sytë e femrave

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:15
Ilustrim

Shkenca, përmes eksperimenteve të ndryshme, ka dëshmuar se ka disa mënyra se si mund të paraqiteni më joshës në sytë e gjinisë së kundërt.

Telegrafi më poshtë ju sjell këtë listë të vogël, e cila është e bazuar me këshilla shkencore se si mund të paraqiteni më atraktiv.

Rrini me miq – ose këdo që mund ta gjeni

Një studim i vitit 2014 ka zbuluar se njerëzit duken më mirë kur janë në grup.

Në parim, truri jonë i merr fytyrat e grupit si total, duke e bërë secilën fytyrë të duket më “mesatare” dhe më atraktive.

Buzëqeshni

Një tjetër studim shkencor ka zbuluar se kur femrave iu janë paraqitur fytyra identike por me shprehje të ndryshme të fytyrës, ato i kanë preferuar fytyrat e buzëqeshura.

Në fakt, personat që kanë qenë më pak joshës por kanë qenë duke buzëqeshur janë vlerësuar si barabartë ose më joshës sesa personat që në të vërtetë janë joshës por që nuk buzëqeshin.

Si krijesa sociale, ne jemi të programuar ta vërejmë gjuhën e trupit të tjerëve dhe të kërkojmë shenja të sigurisë dhe mirëpritjes.

Buzëqeshja është shenjë universale e ngrohtësisë dhe joshjes.

Mos bëni biseda të vogla

Në vitin 2015, ishin zbuluar 36 pyetje që pohonin se mund t’ju bëjnë të dashuroheni në çfarëdo njeri.

Çelësi i këtyre pyetjeve kishte qenë të krijohej afërsi duke e rritur gradualisht sasinë e informacioneve personale që i zbuloni.

Thënë më thjesht, çfarëdo që bëni, mos flisni për motin. Aq më shumë pyetje të thella që bëni, aq më i prirë është çifti të bie në dashuri.

Mbani mjekër

Femrat i gjykojnë meshkujt me mjekër si më të përshtatshëm për lidhje afatgjatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat