Dy efektet e dëmshme që i ndodhin bebes nëse dikush e streson nënën shtatzënë

Life style

Dy efektet e dëmshme që i ndodhin bebes nëse dikush e streson nënën shtatzënë

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 22:53
Ilustrim

Nuk mund ta mohojmë se stresi është pjesë normale e jetës sonë së përditshme dhe se është prezent edhe gjatë shtatzënisë.

Por, shkencëtarët deklarojnë se stresi mund të shkaktojë efekte të dëmshme te bebja.

Stresi mund të shkaktojë lindje të parakohshme dhe peshë të ulët të lindjes

Paaftësia për t’u ballafaquar me rrethanat stresuese kontribuon që shtatzëna të lindë më herët dhe bebja të ketë peshë të ulët të lindjes.

Ekspertët thonë se tremestri i parë është ai që më së shumti ka rëndësi dhe është shumë e rëndësishme që ta shmangni stresin gjatë asaj periudhe.

Stresi ndikon në inteligjencën e bebes dhe në zhvillimin e trurit

Shkencëtarët kanë zbuluar se nivelet e larta të kortizolit te nëna mund ta ulin nivelin e inteligjencës të bebes.

Gjithashtu ata kanë konfirmuar se stresi që përjetohet gjatë shtatzënisë mund të ketë efekt në zhvillimin e trurit të bebes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat