Çfarë lloj gishtash keni ju? Mënyra sesi i keni tregon shumë për personalitetin tuaj - Bota Sot
Çfarë lloj gishtash keni ju? Mënyra sesi i keni tregon shumë për personalitetin tuaj

Life style

Çfarë lloj gishtash keni ju? Mënyra sesi i keni tregon shumë për personalitetin tuaj

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Duket e çuditshme, por dora mund të rrëfejë shumë për personalitetin tuaj. Le të shohim këtë studim.

Sekreti qëndron në gishtin e unazës dhe në gishtin tregues. Ata mund të tregojnë shumë se çfarë lloji mashkulli jeni. Po, ky test fokusohet vetëm tek meshkujt sepse gjatësia e këtyre gishtave tregon nivelin e testosteronit tek meshkujt. Tre janë llojet: A, B dhe C.

Gishti i unazës është më i gjatë se gishti tregues

Meshkuj të pashëm. Ata janë plot sharm dhe shkojnë mirë me këdo. Megjithatë ata janë pak më shumë agresivë dhe marrin shumë shpejt rreziqe përsipër. Kjo gjë gjithashtu tregon se shpesh këta njerëz bëjnë më shumë para sesa kolegët e tyre me gishtin e unazës më të shkurtër, transmenton fax.al.

Gishti i unazës është më i shkurtër se gishti tregues

Meshkujt me këtë lloj dore kanë shumë vetëbesim dhe madje mund të jenë edhe pak narçizë. Këta njerëz nuk e kanë problem të rrinë vetëm dhe shpesh nuk kanë qejf t’i bezdisin. Sa i përket dashurisë, ata nuk rrezikojnë shumë. Nuk janë të parët që bëjnë lëvizjen e parë.

Gishti i unazës dhe ai tregues kanë të njëjtën gjatësi

Ndoshta kjo gjë thotë shumë që në përshkrim. Meshkujt me këtë lloj dore janë meditues të mirë, mjaft të dashur dhe besnikë. Gjithçka balancohet nga këta lloj njerëzish. Ata janë të qetë dhe gjithçka duket sikur ecën mirë për ta, duke qenë se janë të organizuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...