Pasi ta lexoni këtë, ju nuk do t’i bëni më këto gjëra në plazh - Bota Sot
Pasi ta lexoni këtë, ju nuk do t’i bëni më këto gjëra në plazh

Life style

Pasi ta lexoni këtë, ju nuk do t’i bëni më këto gjëra në plazh

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Disa nga veprimet e pahijshme dhe pak a shumë të rrezikshme, të cilat nuk duhet t’i bëni në plazh janë:

Mos i testoni aftësitë tuaja të notit në det– Padyshim se noti është pjesa më e mirë e plazhit, mirëpo kurrë mos i testoni aftësitë tuaja të notit në det. Mbani gjithmonë një limit deri ku notoni, sidomos nëse keni ngrënë apo jeni të lodhur.

Mos përdorni syze të lira– Është më mirë të mos vendosni fare syze sesa t’i përdorni të lira dhe jo kualitative. Krahas faktit se këto syze nuk ofrojnë mbrojtje nga rrezet ultravjollcë, ato edhe mund t’i dëmtojnë sytë.

Mos hidhni mbeturina– Kur jeni duke qëndruar në plazh, gjëja e vetme që ju shkon në mend është të konsumoni ndonjë akullore apo “snack” tjetër. Gjithsesi, është shumë e rëndësishme të kuptohet, që pasi të keni ngrënë diçka duhet patjetër leckat t’i hidhni në kosh plehrash.

Evitoni qëndrimin në çadër– Të gjitha mendojnë se “fshehja” nën çadër të plazhit do t’i mbrojë ata nga dielli. Sipas studimeve, edhe personat që qëndrojnë nën çadër janë të rrezikuar të pësojnë djegie në lëkurë.

Mos ecni kurrë pa shapka– Nëse dëshironi të evitoni djegie, skuqje dhe cista të vogla në këmbë siguroheni, që asnjëherë të mos ecni nëpër plazh pa shapka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...