Thënie nga Tyrion Lannister për mençurinë dhe fitoren - Bota Sot
Thënie nga Tyrion Lannister për mençurinë dhe fitoren

Life style

Thënie nga Tyrion Lannister për mençurinë dhe fitoren

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 06:49
Tyrion Lannister

Me një zgjuarsi të shpejtë, zemër të madhe e gjuhë të mprehtë, Tyrion Lannister është bërë një prej personazheve të preferuara të serialit “Game of Thrones”.

Çdo adhurues i madh e din të paktën një prej thënieve të tij të mençura.

Pavarësisht se është i mbushur me shprehi të këqija, Tyrion gjithmonë ka qenë i përsosur në aspektin e fjalëve.

Ai është treguar më i mençur se thuajse shumica e personazheve tjera të “Game of Thrones” duke i përdorur fjalët për t’u arsyetuar me njerëz të paarsyeshëm dhe për ta krijuar një rrethanë më të mirë.

Aftësitë diplomatike dhe strategjia e kanë ndihmuar atë që të bëhet Dora e Mbretit dhe Dora e Mbretëreshës.

Më poshtë i keni disa prej thënieve të tij më të mira gjatë serialit.

– “Asnjëherë mos harroni çfarë jeni, pjesa tjetër e botës nuk do të harroj. Përdoreni atë si parzmore dhe asnjëherë nuk mund të përdoret për t’ju lënduar juve”

– “Vdekja është përfundimtare, por jeta është e mbushur me mundësi”

– “Vëllai im e ka shpatën e tij, mbreti Robert e ka armën e tij dhe unë e kam mendjen… dhe mendjes i nevojiten librat njësoj sikurse shpatës guri mprehës. Prandaj lexoj shumë”

– “Posa t’i keni pranuar të metat që i keni, askush nuk mund t’i përdor ato kundër juve”

– “Përpiqem të njoh sa më shumë njerëz që mundem, asnjëherë nuk e dini se kush ju nevojitet”

– “Çdo herë që ballafaqohemi me një armik, ne i krijojmë dy tjerë”

– “Çfarë i bashkon njerëzit? Ushtritë? Ari? Flamujt? Historitë! Nuk ka gjë më të fuqishme sesa një histori e mirë. Askush nuk mund ta ndalë atë, asnjë armik nuk mund ta mposhtë atë”

– “Një njeri i mençur ka thënë se asnjëherë nuk duhet të besoni në një gjë vetëm për shkak se dëshironi ta besoni atë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...