Përse nuk duhet të bartin sutjena të bardhë nën fanellë?

Life style

Përse nuk duhet të bartin sutjena të bardhë nën fanellë?

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 10:15
Ilustrim

Nëse keni menduar që sutjenat e bardhë janë zgjedhje e përsosur për bartje nën fanellë të bardhë – atëherë e keni gabim, sepse përgjigjja është paksa ndryshe

Kur dëshironi që sutjenat të duken pothuajse të padukshme nën fanellë të bardhë e cila është e tejdukshme, zgjedhja më e mirë është modeli i cili ofron nuancë, përkatësisht në ngjyrën e cila përshtatet me tenin e lëkurës suaj.

E bardha gjithashtu nuk është zgjedhje e keqe, mirëpo do të duket edhe nëse përshtatet me ngjyrën e fanellës – gjë që nuk është efekti të cilin e dëshirojmë.

Natyrisht, sutjenat nuk është e domosdoshme të jenë të së njëjtës ngjyrë si edhe lëkura juaj, është me rëndësi të jetë neutrale dhe që të përshtatet bukur.

Sa i përket materialit, më të mirët janë ata sutjena nga mikrofibrat, tyli dhe mëndafshi, sepse kanë teksturë “transparente”, e cila është më e mirë për bartje me fanellë të bardhë.

Gjithashtu, ajo që është shumë me rëndësi, është që asgjë nuk do të vlejë nëse nuk zgjidhni sutjena të madhësisë së përshtatshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat