Gra studioni! Është mjaft çliruese të mos varesh nga një burrë… - Bota Sot
Gra studioni! Është mjaft çliruese të mos varesh nga një burrë…

Life style

Gra studioni! Është mjaft çliruese të mos varesh nga një burrë…

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:45
Ilustrim

Në atë kohë punoja në shërbimin shëndetësor publik. Ajo ishte 18 vjeçe dhe erdhi në konsultimin endokrinologjik sepse nuk mund të mbetej shtatzënë. Nuk mora shumë kohë për të zbuluar shkakun e infertilitetit të saj, kështu që lehtësisht përcaktova diagnozën. Megjithatë, ajo që duhet të ishte një konsultim rutinë, dukej si një sfidë e madhe: Duhet të kuptoja pse vajza donte të kishte një fëmijë me çdo kusht?

Ajo më tregoi historinë e saj të trishtë: “Doktor, u largova nga shtëpia në moshën 13- vjeçare. U arratisa. Njerku im ishte duke abuzuar me mua dhe motrën time më të vogël. Madje nëna ime e dinte dhe nuk reagonte. Kështu që unë shkova të jetoj tek halla. Por halla ime nuk interesohej shumë për mua. Në moshën 15 vjeçe, takova të dashurin tim dhe më propozoi të jetojmë së bashku. Ne kemi 3 vjet bashkë dhe dëshirojmë të kemi një fëmijë“.

Mund ta injoroja historinë e saj, t’i jepja rezultatet e analizave, këshillat e mia mjekësore dhe të përfundoja takimin. Por nuk mundesha. Kujtimi i gjyshit tim, i cili më tha: “Mëso për të ditur”, ishte një zile në kokën time: më duhej t’i tregoja vajzës që kishte shumë gjëra të tjera për të jetuar para se të bëhej nënë.

Në një mënyrë të qetë dhe duke u përpjekur për t’i treguar asaj një tjetër realitet, unë i sugjerova që ajo të priste pak kohë për të mbetur shtatzënë. I thashë se mund të bënte një kurs teknik apo edhe një kolegj. Rastet e shembujve që njihja: të rinj që punonin gjatë ditës dhe studionin natën për të përfunduar shkollën.

Për t’i dhënë asaj një nxitje të mëtejshme, i thashë se ajo mund të studionte me partnerin e saj për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme dhe më vonë të bëhej me familje.

“Oh, doktor, ai nuk do që unë të punoj. Ai kujdeset për mua. Ëndrra ime është të përmbush ëndrrën e tij që të jetë një baba“. Hoqa dorë. Si mund ta bindja dikë që jetonte në një realitet kaq të ndryshëm nga imi?

U rrita duke ndërtuar pavarësinë ditë pas dite, por kurrë nuk më mungoi përkrahja emocionale dhe financiare. Unë kurrë nuk kam qenë i uritur dhe as nuk më është dashur të punoj për të paguar studimet e mia. U shqetësova kur fola me atë vajzë. Kur iku, kujtoja shumë gra të tjera që më kishin besuar marrëdhëniet e tyre të pakënaqura.

Disa të martuara me burra të burgosur, por që nuk u larguan sepse ishin financiarisht të varura prej tyre. Nga ana tjetër, pavarësia e një gruaje nuk është gjithmonë çështje parash. Për shumë njerëz, ajo që i mban ato është varësia emocionale: frika për të qenë përsëri të lumtura; frika e divorcit; fëmijët; turpi i përballjes me një martesë të dështuar.

Unë kam një mike, burri i së cilës vendoste madje ngjyrën e rrobave dhe këpucëve: ajo ishte një grua bezhë. Unë kurrë nuk e harroj atë që ajo më tha, duke qeshur e lumtur, pasi u divorcua: “Bleva një palë këpucë të kuqe!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...