7 gjërat që duhet të bëni me partnerin përpara se të flini gjumë

Life style

7 gjërat që duhet të bëni me partnerin përpara se të flini gjumë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 19:06
Ilustrim

Të qenit çift është një ndjenjë vërtetë e kënaqshme, ndihesh e lumtur, plot, e dashuruar, në qetësi me veten, por nuk mund ta shmangim faktin që mes një çifti ka gjithmonë diskutime për çështje nga më të ndryshmet. Diskutimet apo debatet duan kohën dhe vendin e tyre, e nëse bëhen në momentin e gabuar mund të prishin ekuilibrat e vendosur deri tani. Ndaj, këtu janë listuar shtatë gjërat që duhet të bëni me partnerin tuaj përpara se të flini gjumë për të qenë plotësisht të lumtur.

1. Mos punoni gjatë natës

Edhe nëse keni shumë punë, kjo mund të presë deri nesër. Kur jeni në shtëpi harrojeni punën dhe gëzojuni marrëdhënies me partnerin tuaj. Koha e pushimit është vërtetë e nevojshme për ju dhe lidhjen tuaj.

2.Mos flisni para gjumit

Nëse ka diçka që ju shqetëson gjatë ditës është më mirë të flisni për të në një moment tjetër, jo para gjumit. Do të ndiheni të zemëruar dhe jo mirë me marrëdhënien në çift. Netët sigurisht janë për të folur për gjërat e ditës, për të qeshur, për t'u përqafuar, etj. Por, jo për debate.

3. Mos u ankoni

Pas një dite stresuese dhe mbytëse në punë, puthjet dhe përqafimet nuk mund të humbasin në një marrëdhënie. Ndonjëherë një përqafim i thjeshtë dashurie largon gjithë gjendjen tonë të keqe.

4. Shkoni për të fjetur në të njëjtën kohë

Bëjeni këtë një zakon të përditshëm. Duke fjetur së bashku, çiftet lidhen më fort me njëri-tjetrin dhe krijojnë një raport të veçantë.

5. Lëreni telefonin në tavolinën afër

8 nga 10 çiftet përfundojnë duke pasur probleme në marrëdhëniet e tyre dhe kjo ndodh për shkak të telefonave. Ne jemi të lidhur gjatë gjithë ditës me këtë aparat, kështu që është më mirë që gjatë këtij momenti të intimitetit me partnerin tuaj ta harrosh telefonin celular.

6. Lërini fëmijët në dhomat e tyre

Ju duhet të keni jetën tuaj private. Fëmijët mund të flenë në ndonjë rast të jashtëzakonshëm në një dhomë me ju, por nuk duhet të bëhet zakon.

7. Jini të ndershëm me njëri-tjetrin

Çiftet duhet të thonë gjithçka, çfarë ju shqetëson dhe çfarë ju pëlqen. Nëse i tregoni partnerit tuaj se çfarë ndodh me ju ose çfarë mendoni, ju lejoni të mbani lidhjen mes jush të fortë dhe të paprekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat