Pse femrat më të forta shpeshherë ndihen më të thyerat përbrenda

Life style

Pse femrat më të forta shpeshherë ndihen më të thyerat përbrenda

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 12:11
Ilustrim

Kur e takojmë një grua të fortë, ne mund të tërhiqemi nga vetëbesimi i saj.

Duket se ajo i ka të gjitha: një punë të suksesshme, familje të dashur, shëndet të mirë, madje edhe kohë për t’i ndihmuar ata në nevojë.

Por, prapa asaj buzëqeshje të ndritshme, shumë prej këtyre femrave ndihen të thyera në një pikë ku kjo ndikon edhe në shëndetin e tyre.

Pse femrat e forta e kanë këtë problem – pse shpeshherë ndihen të thyera përbrenda?

Mbështeten vetëm në vetvete

Një femre të fortë i pëlqen të jetë e pavarur; asaj nuk i nevojitet ndihma e askujt. Një femër e tillë ka tendenca  të ketë vetëbesim të lartë dhe të mbështetet në vetvete.

Por ky është problemi: ajo mbështetet vetëm në vetveten dhe nuk e kupton se të gjithë njerëzit anë nevojë për ndihmë herë pas here – edhe ajo.

Arsyeja se përse nuk kërkon ndihmë mund të jetë se nuk dëshiron t’i pengojë dikujt, ose se thjesht i duket dobësi kjo.

Sidoqoftë, si qenie njerëzore, të gjithëve na nevojitet ndihmë herë pas here.

Njerëzit ia besojnë asaj problemet e tyre dhe ajo e bart peshën në shpatullat e saja

Nuk është befasi se familja dhe miqtë e konsiderojnë një femër të tillë si të besueshme.

Hulumtimet tregojnë se kjo ndodh për shkak se personat e fortë mendërisht gjithashtu kanë ndjenjë më të fortë të përgjegjësisë, të cilën njerëzit e perceptojnë si integritet dhe mençuri.

Por, një femër e fortë nuk i ndan brengat e saja me familjen apo miqtë, e as nuk përhap thashetheme për ta. Ajo i bart me vete të gjitha problemet që njerëzit ia besojnë asaj.

Forca e saj mund të jetë rezultat i ndonjë historie tragjike që nuk jua ka treguar ende

Edhe shkenca e ka dëshmuar se faktikisht çfarë nuk ju vret, vetëm ju bën më të fortë.

Një femër mund të bëhet shumë e pavarur dhe e fortë pas ngjarjeve tragjike që mund t’i kenë ndodhur.

Prandaj, nëse e shihni një femër të tillë, ka shumë mundësi që është aq e fortë për shkak të ndonjë ngjarje shumë tragjike që i ka ndodhur, por që e bart at tragjedi vetëm me veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat