Si të zbardhni lëkurën e fytyrës me ndihmën e mjaltit dhe patates

Life style

Si të zbardhni lëkurën e fytyrës me ndihmën e mjaltit dhe patates

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 06:31
Ilustrim

Tani që dielli është gjithnjë e më i fortë me rrezet e tij, duhet të tregoni kujdes më lëkurën, sidomos kur bëhet fjalë për fytyrën tuaj. Rekomandohet që çdo ditë para se të dilni nga shtëpia dhe jo vetëm kur shkoni për plazh, të aplikoni kremin mbrojtës me faktor të lartë ndaj rrezeve të dëmshme. Rëndësi duhet t’i kushtoni edhe njollave kafe që mund t’ju krijohen në fytyrë gjatë kësaj kohe. Më poshtë ne ju sjellim një maskë natyrale, e cila do të reduktojë njollat në fytyrën tuaj dhe të cilën mund ta përgatisni në kushte shtëpie: Për realizimin e saj ju nevojitet: -1 lugë gjelle mjaltë -2 lugë gjelle lëng patateje Fillimisht duhet të ndiqni këto hapa: -Qëroni pataten dhe e kaloni në një blender. Kullojeni dhe merrini lëngun. -Pas kësaj e kaloni në një enë dhe i shtoni mjaltin e lëngshëm. -Trazojeni mirë dhe aplikojeni në fytyrë. -E lini të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm. Kjo maskë natyrale do ju ndihmojë së tepërmi me zbardhjen e lëkurës së fytyrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat