Dashuria e vërtetë vjen në kohën e duhur: mos e kërkoni dhe mos u manipuloni - Bota Sot
Dashuria e vërtetë vjen në kohën e duhur: mos e kërkoni dhe mos u manipuloni

Life style

Dashuria e vërtetë vjen në kohën e duhur: mos e kërkoni dhe mos u manipuloni

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 14:57
Ilustrim

Asnjëherë mos i humbisni vlerat tuaja për një person që nuk e di se çfarë ka pranë. Nëse nuk ju jep rëndësi, ju injoron, ju lë ose ju përbuz, mos kërkoni vëmendjen apo dashurinë e tij: nuk do të jetë aspak e vërtetë apo e sinqertë. Një dashuri indiferente mund të na bëjë të vuajmë shumë.

Ne duhet të bëjmë përpjekje dhe të përpiqemi të largohemi emocionalisht nga ata njerëz që vënë në rrezik ekuilibrin emocional, duke nxitur pabarazinë emocionale në marrëdhëniet që ndajmë me ta. Lypja për dashuri do të thotë të kërkohet diçka që nuk ekziston, e cila gjendet vetëm në dëshirat tona. E vetmja gjë që marrim duke lypur është mungesa e respektit për veten tonë, duke bllokuar rritjen tonë emocionale.

Kur duam dikë ne e mbrojmë për të shmangur vuajtjet. Ne përpiqemi të krijojmë një kontekst dashurie dhe paqeje, të nxitur nga ndjenjat e harmonisë, autenticitetit dhe dashurisë. Nëse nuk mbrojmë veten nga dashuritë e rreme, përfundojmë duke menduar se nuk meritojmë dashuri dhe vëmendje dhe bindim veten se marrëdhëniet emocionale nuk janë të balancuara.

Vetëvendosja është mjeti më i fuqishëm për të luftuar padrejtësitë emocionale dhe indiferencën. Është e domosdoshme ta duash veten, ta njohësh dhe të jesh në gjendje të reflektosh mbi ndjenjat, dëshirat dhe sjelljen e të dyve.

Përkundër menaxhimit të ndonjë situate emocionale komplekse, të gjitha vuajtjet kanë një zgjidhje. Ndryshimi i vërtetë është i mundshëm kur punojmë për diçka që na mban “të lidhur” me situatën e dhimbshme dhe personin që shkakton dhimbje. Njerëzit e parë të cilëve duhet t’u kushtojmë kohë, jemi vetë ne. Sapo të bëhet kjo, do të jemi në gjendje të kuptojmë me kë jemi mirë dhe me kë jo.

Mos u lutni për vëmendjen apo dashurinë e askujt, ai që ju do, ua tregon në një mënyrë ose një tjetër, pa interes apo egoizëm. Ushqeni vetëbesimin tuaj dhe mos lypni. Dashuria provohet dhe ndjehet, nuk lypet. Dashuria dhe vëmendja juaj vlejnë shumë: kushtojani atyre që ju duan dhe ju kuptojnë pa paragjykime dhe pa kushte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...