Ja në ç'model e ngjyrë duhet t'i zgjidhni rrobat e banjës që t'ju shkojnë - Bota Sot
Ja në ç'model e ngjyrë duhet t'i zgjidhni rrobat e banjës që t'ju shkojnë

Life style

Ja në ç'model e ngjyrë duhet t'i zgjidhni rrobat e banjës që t'ju shkojnë

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 16:30
Foto

Pas formave fizike, duket se femrat shqetësohen edhe për modelin e rrobave të banjës që veshin gjatë sezonit të plazhit ! Të zgjedhësh rrobat e banjës nuk është dhe aq e thjeshtë sepse duhet të jenë edhe të rehatshme, të përshtaten me format tuaja dhe me ngjyrën tuaj të lëkurës, të mbulojnë defektet etj.

Për format fizike Living vjen çdo ditë me këshilla, ndërsa përsa i përket rrobave të banjës po ju ofrojmë disa alternativa.

Nëse keni një lëkurë të çelët dhe flokë bionde natyrale apo kafe të çelet, ngjyra që ju përshtatet më shumë është e kuqja dhe ngjyrat e tokës. Shmangni ngjyrën gri dhe të zezë.

Mund t'ju intersojë gjithashtu: Si të zgjedhim modelin e rrobave të banjës sipas formës së trupit

Nëse keni një ngjyrë mesatarisht të errët dhe flokët po ashtu, luani me ngjyrat: e verdhë, pink, lejla, ju shkojnë shumë. Por mos vishni ngjyrat bezhë apo ngjyrë ulliri.

Nëse keni flokë ngjyrë karote në të kuqe dhe lëkurë të bardhë, ngjyrat si blu kobalt apo nuancat e jeshiles dhe pink ju shkojnë shumë. Nuk është ide e mirë të vishni ngjyrën e verdhë apo portokalli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...