Sekreti i buzëqeshjes së ndritshme

Life style

Sekreti i buzëqeshjes së ndritshme

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Buzëqeshja është si një pasaportë. Kush nuk do e pëlqente të kishte një buzëqeshje të ndritshme si ato të yjeve të Holliwoodit? Krahas kontrolleve të vazhdueshme tek mjeku stomatolog, çelësi i bardhësisë ndikohet dhe në zgjedhjet individuale. Të shumtë janë shkaktarët që venisin buzëqeshjen duke i humbur bardhësinë, siç mund të jetë vera e kuqe, kafeja, duhani, salca e sojës etj.

Pirja e cigareve krahas sëmundjeve serioze, ndikon negativisht dhe në shëndetin oral. Pirja e duhanit ndikon te dhëmbët dhe kjo mund të çojë në sëmundjen e mishrave, në humbjen e dhëmbëve dhe mund të shkaktojë edhe kancer të gojës në disa raste, shkruan anabel. Dhëmbët e një duhanpirësi janë të ekspozuar ndaj mijëra kimikateve të gjetur në tymin e cigareve. Kjo përfshin elementet e ngjyrosur në tym që mund të përfundojnë në sipërfaqen e dhëmbëve ose të depërtojnë në indet e tyre, duke shkaktuar njolla që nuk largohen lehtë.

Një sondazh i kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se rreziku i zverdhjes së dhëmbëve tek duhanpirësit është 2.4 herë më i lartë se te jo-duhanpirësit.

Duhani me ngrohje duke eliminuar djegien, jo vetëm mundëson që produkti të eliminojë deri në 95% të kimikateve të dëmshme krahasuar me ato të matura në tymin e cigareve, por gjithashtu dhe zvogëlon mundësinë e krijimit të njollave në dhëmbë krahasuar me ato të shkaktuara nga tymi i cigareve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat