Për të qenë çdo ditë të lumtur, hiqni dorë prej këtyre tri gjërave

Life style

Për të qenë çdo ditë të lumtur, hiqni dorë prej këtyre tri gjërave

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 16:04
Ilustrim

Të gjithë ndonjëherë ndihemi pa disponim, pavarësisht se nuk kemi arsye për t’u ndjerë keq.

Hulumtimet sugjerojnë se ka disa arsye për depresion dhe palumturi – siç është mos balancimi kimik, ndonjë ngjarje stresuese në jetë, ilaçet që mund të jemi duke i përdorur, etj.

Disa prej këtyre shkaktarëve nuk mund t’i kontrollojmë pa ndihmë profesionale, por ne definitivisht mund ta kontrollojmë nivelin e stresit në jetët tona.

Ndonjëherë duhet t’i largojmë disa gjëra të caktuara që na rrethojnë në mënyrë që ta ruajmë paqen e mendjes.

Vetë-gjykimi dhe gjykimi i tjerëve

Gjykimi i vetvetes është rrugë drejt palumturish. Vetë-gjykimi na parandalon ta arrijmë potencialin e plotë dhe ka fuqi enorme destruktive. Ndaloni së përqendruari në dobësitë dhe zhvilloni forcat që i keni.

Gjithashtu nuk keni nevojë t’i gjykoni tjerët sepse vetëm krijoni negativitet të panevojshëm në jetë.

Fajet, pendimet dhe të kaluarën

Të gjithë bëjmë gabime – kështu e don jeta! Por, mos i lini ato gabime të mbesin në kokën tuaj dhe të ndikojnë në të ardhmen. E vetmja gjë që mund ta bëni është të mësoni nga këto gabime dhe të bëheni person më i mirë. Nëse mendoni se e keni bërë dikë të ndihet keq, kërkoni falje deh ecni tutje. Mos i leni pendimet nga e kaluara t’jua shkatërrojnë lumturinë.

Frika nga e panjohura

Të brengoseni për diçka të panjohur është në rregull. Por, duhet ta mbani mend se gjërat e mira ndodhin kur dilni nga zona e komfortit. Nëse keni dashur të provoni diçka për një kohë të gjatë, por keni pasur frikë – bëjeni atë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat