Mbipesha lidhet me ndryshimet në tru

Life style

Mbipesha lidhet me ndryshimet në tru

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 23:23
Ilustrim

Trashja duket se lidhet me ndryshimet në strukturën e trurit, tregojnë rezultatet e një studimi të ri.

Në fakt, nivelet më të larta të yndyrës së trupit janë të lidhura me zvogëlimin e vëllimit të lëndës gri dhe rritjen e probabilitetit të ndryshimeve në lëndën e bardhë.

Ky korrelacion midis obezitetit dhe ndryshimeve të trurit ishte më i theksuar në meshkuj sesa në femra, duke treguar se gjinia është një modifikues i rëndësishëm i marrëdhënies midis përqindjes së yndyrës dhe madhësisë së strukturave të caktuara të trurit, transmeton KosovaPress.

Rezultatet e këtij studimi janë një tjetër provë se obeziteti është i lidhur me ndryshimet në strukturën e trurit.

Studimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu lidhjen midis obezitetit dhe rritjes së rrezikut për rënien njohëse të përshpejtuar dhe sëmundjeve të trurit siç është demenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat