Bëhuni gati për pyetjet më fiksuese që ju kanë bërë ndonjëherë!

Life style

Bëhuni gati për pyetjet më fiksuese që ju kanë bërë ndonjëherë!

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 00:14
Ilustrim

E dini se t’i bësh vetes disa pyetje specifike mund t’ju ndihmojë ta keni edhe më nën kontroll jetën tuaj? Është shumë e rëndësishme që për një moment, të harrojmë gjithçka që na rrethon dhe të pyesim veten: “Çfarë po bëjmë? Përse po e bëjmë? A është kjo ajo që duam dhe pse?”

Këto dhe shumë pyetje të tjera që do t’i gjeni më poshtë nuk janë aspak të thjeshta për t’i kthyer përgjigje. Madje, gjatë këtij procesi mund të zbuloni kuptoni në ç’pikë të jetës jeni.

Jeni gati për pyetjet më sfiduese të jetës?!

1. Sa gjatë është për ju “tani”?

2. A kanë ëndrrat e tua një kuptim më të thellë?

3. Cili ishte momenti kur je ndjerë më i motivuar?

4. Nëse fiton llotarinë, si do të ishte “e tashmja” jote pas 5 vitesh?

5. Nëse s’do ta dije moshën tënde, sa vjeç mendon se do të ishe?

6. Beson në dashuri me shikim të parë?

7. Njerëzit thonë se jeta është e shkurtër. Atëherë, pse bën kaq shumë gjëra që s’të pëlqejnë dhe pëlqen gjëra që s’i bën?

8. Ti, punon për të jetuar apo jeton për të punuar?!

9. Urren apo dashuron më mirë?

10. Cili është kuptimi i jetës? Cili është kuptimi i jetës tënde?

11. A ekziston e vërteta apo është e gjitha një koncept subjektiv?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat