Cila është koha perfekte për ushtrime?

Life style

Cila është koha perfekte për ushtrime?

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 12:32
Ilustrim

Nëse është e rëndësishme që ju të humbni peshë ose të hiqni yndyrën e tepërt nga trupi, atëherë nuk mund të ushtroni në secilën pjesë të ditës, thonë shkencëtarët nga Danimarka.

Një studim i këtyre ekspertëve ka treguar se shumë më shumë yndyrë është djegur gjatë trajnimit në mëngjes, ndërsa ushtrimi gjatë ditës ose në mbrëmje humbet më shumë kalori.

“Trajnimi në mëngjes nis "programe" në qelizat e muskujve, duke i bërë ato më efikase dhe më të afta për trajtimin e sheqerit dhe yndyrës”, shpjegon profesor Jonas Tribak nga Universiteti i Kopenhagës.

“Trajnimi i mëvonshëm rrit energjinë e gjithë trupit për një periudhë të gjatë kohore”, shton ai.

Hulumtimi u krye në minj laboratorike, ku doli se trajnimi në mëngjes kishte efektin më të mirë në qelizat e muskujve, ndërsa mbrëmja ndihmon trupin të djegë kalori për një kohë të gjatë edhe pas stërvitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat