Studimi: Meshkujt lajnë më pak duart se femrat pasi përdorin tualetin - Bota Sot
Studimi: Meshkujt lajnë më pak duart se femrat pasi përdorin tualetin

Life style

Studimi: Meshkujt lajnë më pak duart se femrat pasi përdorin tualetin

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 19:46
Ilustrim

Gratë janë më të prira të lajnë duart pasi përdorin tualetin sesa meshkujt, sipas një studimi të ri.

   

Një studim i çastit analizoi derën e zyrave të një ndërteseje të madhe në Londër, duke zbuluar se dera e tualetit për meshkuj mbante gjashtë herë më shumë baktere sesa ajo e femrave, transmeton lajmi.net.

Studimi më i fundit zbuloi se dera e banjos së meshkujve përmbante katër herë sasinë e baktereve në një vend tualet mesatar, që ka gjasa të pastrohej më rrallë.

Kjo mund të rrisë rrezikun që bakteret të kalojnë në stomak nga sipërfaqja e ndotur.

Duke iu përgjigjur hulumtimit nga kompania ‘Hygiene Initial Washroom Hygiene’, eksperti Sally Bloomfield, profesor nderi i Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë së Londrës, tha: “Ne e dimë nga hulumtimi ynë se gratë kanë tendencë të praktikojnë higjienë më të mirë dhe të lajnë duart më shpesh pas përdorimit të banjos”.

“Higjiena e duarve është e rëndësishme, pasi dyert preken edhe nga persona të tjerë”, potencoi tutje Bloomfield

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...