Gjërat që prindërit nuk duhet t’i bëjnë për fëmijën e tyre

Life style

Gjërat që prindërit nuk duhet t’i bëjnë për fëmijën e tyre

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 20:41
Ilustrim

Ndonjëherë prindërit iu ndihmojnë fëmijëve shumë. Por, të rriturit nuk bën ta jetojnë jetën e fëmijëve për ta.

Detyra e prindërve është t’iu ndihmojnë fëmijëve të rriten dhe ta fitojnë përvojën e tyre.

Më poshtë ju sjell disa gjëra të cilat, sipas ekspertëve, nuk duhet t’i bëni asnjëherë për fëmijën tuaj.

1: Mos flisni për ta

Gjithçka fillon me ato momentet e lumtura kur fëmijës ia bën dikush pyetjen “si e ke emrin” dhe ne, si prind, përgjigjemi në vend të fëmijës.

Por, këtë gjë është mirë të mos e përsëritni dhe ta lini fëmijën të prezantohet vet.

2: Mos iu ndihmoni shumë

Fëmijët 2-3 vjeçarë munden të vishen vetë, t’i pastrojnë gotat dhe t’i vendosin në rrobalarëse rrobat e ndyra.

Dhe çfarë bëjmë ne si prind? I veshim fëmijët thuajse deri të martohen.

I ushqejmë dhe nuk i lejojmë të eksperimentojnë.

Por, është koha t’i ndalni edhe këto shprehi dhe ta lini fëmijën të zhvillohet.

3: Mos ua zgjedhni hobit dhe interesat

Nëna dëshiron që vajza të luajë piano dhe e dërgon në kurs tri herë në javë. Babai dëshiron që djali të luaj futboll çdo mbrëmje. Kështu, prindërit shpeshherë ua imponojnë hobit dhe interesat fëmijëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat