Kur zgjedh mashkulli: Bashkëshorte të bukur dhe dashnore të zjarrtë - Bota Sot
Kur zgjedh mashkulli: Bashkëshorte të bukur dhe dashnore të zjarrtë

Life style

Kur zgjedh mashkulli: Bashkëshorte të bukur dhe dashnore të zjarrtë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 21:57
Ilustrim

Edhe pse një kohë të gjatë është besuar se meshkujt tradhtojnë bashkëshortet e tyre me femra më të bukura dhe më simpatike, hulumtimi më i ri ka treguar që gjërat krejtësisht ndryshe.

Kur tradhtojnë, meshkujt tek femra nuk e shikon bukurinë. Aq më tepër, shumica e meshkujve, të cilët i kanë tradhtuar bashkëshortet e tyre, kanë pranuar që tradhtinë e kanë bërë me femrën e cila është më pak joshëse fizikisht sesa bashkëshortja.

Hulumtimi më i ri ka treguar se për meshkujt epshi, butësia dhe kujdesi janë më të rëndësishme sesa bukuria.

Studimi ka treguar se si shumica e meshkujve të intervistuar janë të vetëdijshëm për atë që bashkëshortja e tyre është më e bukur dhe më simpatike sesa dashnorja.

Vetëm 30 për qind e tyre kanë pranuar se bashkëshorten e kanë tradhtuar me një femër më të re, kurse një e katërta e tyre konsideron që dashnorja e tyre është më e bukur se bashkëshortja.

Është interesante që edhe femrat e kanë pasur të njëjtin mendim për dashnorët e tyre, vetëm që ato kanë thënë se si dashnori kryesisht është në formë më të mirë dhe që kryesisht i vlerëson më shumë se sa bashkëshorti. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...