Përse femrat i duan meshkujt me mjekër dhe me mustaqe

Life style

Përse femrat i duan meshkujt me mjekër dhe me mustaqe

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 00:58
Ilustrim

Edhe pse shpesh me ironi flasim për meshkujt që kanë mustaqe, për këtë detaj mashkullor është folur shumë dhe ka pasur ndikim të fuqishëm tek femrat.
Po ju paraqesim disa fakte për mjekrën dhe mustaqet e meshkujve dhe efektin e tyre tek gjinia e bukur.

Ndikimi i meshkujve mjekroshë

Dikur mashkulli me mjekër ka qenë simbol i mençurisë. Shkencëtarët konstatojnë se ky fakt është aktual edhe sot e kësaj dite. Në të vërtetë, një hulumtim ka treguar se si femrat kur kanë situata krize më shumë kanë besim te meshkujt me mjekra dhe me mustaqe. Shkencëtarët këtë fenomen e lidhim me mençurinë dhe pjekurinë që i simbolizojnë qimet në fytyrë.

Mjekra treditore

Hulumtimi ka treguar se si femrat sot “ndizen” nga mjekra treditore si ajo e George Clooney, për të cilën konsiderojnë se është seksi. Në një citat anonim thuhet: “Të puthësh një mashkull me mjekër është si të shkosh në piknik. Nuk është problem të “përkëdhel” qimet e dendura për të arritur tek qëllimi kryesor”.

Femrat i duan meshkujt e pjekur

Botimi i katër fotografive të të njëjtit mashkull në faza të ndryshme nga mjekra e rruar e deri te ajo e vërteta, mjekra e dendur, ka dhënë rezultate shumë interesante. Në të vërtetë, për më shumë se gjysmën e femrave fotografia më e pëlqyer ka qenë ajo me mjekër prej dhjetë ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat