Maska natyrale që trajton flokët e djegur dhe majat dyshe - Bota Sot
Maska natyrale që trajton flokët e djegur dhe majat dyshe

Life style

Maska natyrale që trajton flokët e djegur dhe majat dyshe

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 16:37
Ilustrim

Flokët e djegur dhe majat dyshe janë ndër problemet me të shpeshta me të cilat përballen femrat . Zakonisht priremi të mendojmë që ky problem shfaqet vetëm në verë si pasojë e ekspozimit në diell dhe ujit të kripur të detit, por jo gjithmonë ndodh kështu.

Përdorimi i tepruar i piastrës, tharëses së flokëve apo dhe dekolorimi i shpeshtë i dëmtojnë rëndë flokët. Ata thahen, humbasin qëndrueshmërinë, digjen dhe formojnë maja të dyfishta.

Shpeshherë trajtimet natyrale mund të rezultojnë edhe më efektive se maskat e gatshme. Ja  metoda natyrale mjaft efektive që trajtojnë flokët e djegur dhe majat dyshe.

Maskë me Aloe vera dhe vaj ulliri ekstra i virgjër : Aloe Vera ushqen dhe rigjeneron flokët, parandalon rënien e tyre dhe nxit rritjen. Vaji i ullirit i bën flokët më të butë dhe luan një rol mbrojtës ndaj dëmtimit. Përzieni 5 lugë çaji xhel Aloe Vera me 5 lugë çaji vaj ulliri.

Njomni flokët paraprakisht me vaj ulliri dhe aplikoni maskën e krijuar nga rrënja deri tek majat. Lëreni maskën të veprojë për 1 deri në 2 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët. Në ujin që do të përdorni duhet të hidhni paraprakisht disa pika vaj esencial të pemës së çajit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...