Studimi i ri: Të rinjtë provojnë drogat për herë të parë gjatë stinës së verës

Life style

Studimi i ri: Të rinjtë provojnë drogat për herë të parë gjatë stinës së verës

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Vera vjen me valë të detit, udhëtime por shpesh edhe djegie nga dielli. Por, sipas një studimi të ri, sezona e verës mund të sjellë edhe përdorimin e drogave, kokainës, ekstazisë etj.

Njerëzit e sidomos të rinjtë kanë më shumë gjasa të i provojnë këto droga gjatë verës, për shkak se në këtë kohë organizohen më shumë festivale dhe koncerte.

Po ashtu, rreth 28% e përdorimit të kokainës fillon gjatë këtij sezoni, dhe kjo nuk vlen vetëm për në Britani dhe Amerikë, aty ku është bërë studimi, mirëpo sipas hulumtuesve këto statistika lidhen edhe me vendet e tjera në botë të cilat, gjatë verës organizojnë festivale dhe koncerte, raporton “CNN”.

Këto gjetje të botuara në Gazetë e Mjekësisë së Përgjithshme në Britani, tregojnë  një rritje të vullnetit të njerëzve për përdorimin e drogave kur moti është i ngrohtë dhe të rinjtë nuk janë në shkolla.

Shpesh herë kjo tendencë përfundon edhe në mënyrë tragjike, në 2013 dy të rinjtë kishin vdekur në një festival të mbajtur në Nju Jork, nga mbi doza e kokainës, ndërsa 4 të tjerë ishin mjekuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat