Bezos është njeriu më i pasur në botë, ndërkaq Rockefeller, në të vërtetë, ka qenë pothuajse tri herë më i pasur

Life style

Bezos është njeriu më i pasur në botë, ndërkaq Rockefeller, në të vërtetë, ka qenë pothuajse tri herë më i pasur

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 08:43
Jeff Bezos

Rockefelleri sot do t’i kishte madje 331 miliardë dollarë

Themeluesi i Amazon-it, Jeff Bezos, është njeriu më i pasur në botë. Pasuria e tij është vlerësuar në 117 miliardë dollarë. John D. Rockefeller gjatë karrierës së tij ka fituar rreth 1,5 miliardë dollarë.

Kjo, sipas vlerës aktuale të dollarit, do të ishte rreth 26 miliardë.

Mirëpo, siç thotë ekonomisti Samuell Williamson, pasurinë do të duhej vlerësuar nëpërmjet prodhimit vjetor të shtetit.

Nëse gjërat i shikojmë kështu, 1,5 miliardët e e Rockefellerit do të ishin rreth 1,6 për qind të ekonomisë së vitit 1937.

Po të posedonte ai sot atë përqindje, kjo do të nënkuptonte që do të kishte trefish më shumë para se Bezos, shkruan “Blomberg”.

Sipas llogarisë së këtillë, për shembull, Bill Gates do të kishte 213 miliardë dollarë, biznesmeni dhe filantropi Warren Buffett 93 miliardë, ndërsa Rockefelleri madje 331 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat