Bashkoni shuplakat dhe na tregoni çfarë shihni, sepse pikërisht kjo flet më së shumti për jetën tuaj dashurore

Life style

Bashkoni shuplakat dhe na tregoni çfarë shihni, sepse pikërisht kjo flet më së shumti për jetën tuaj dashurore

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 00:37
ilustrim

Palmistika është disiplinë shkencore e cila përpiqet të tregojë që çdo gjë është e shkruar në shuplaka

Edhe pse sot askush nuk e merr seriozisht, shërben gjithsesi që të argëtohemi mirë, mirëpo, në rend të parë, interpretojmë linjën më të rëndësishme e cila quhet linja e dashurisë.

Linja e dashurisë fillon në skajin e shuplakës nën gishtin e vogël dhe, sipas rregullit, përfundon diku midis gishtit të madh dhe gishtit tregues dhe kalon nëpër gjithë shuplakën. Interpretimin më të mirë do ta merrni nëse i bashkoni shuplakat.

Çfarë shihni?

Linja e dashurisë në dorën e majtë mbi të djathtën

Nëse linja e dashurisë është në dorën e majtë mbi linjën në dorën e djathtë, njerëzit e tillë nuk besojnë që marrëdhëniet dashurore janë faktorë primarë i lumturisë dhe kënaqen në jetën vetmitare.

Shpirtin binjak do ta kërkojnë me vite të tëra, mirëpo kurrë nuk do të ankohen që janë të vetmuar.

Në dorën e majtë është më e ulët se në të djathtën

Shpirtra të modës së vjetër,assesi nuk përshtaten në trendët e shoqërisë moderne, ndërkaq jetën e jetojnë sipas parimeve të tyre. Nderi dhe dinjiteti për ta janë mënyrë e jetesës. Intuita nuk i tradhton, ndërkaq në marrëdhëniet emocionale hyjnë me personat të cilët, sipas rregullit, janë më të pjekur se ata.

Është rast i njëjtë edhe kur lidhin miqësi, andaj ata zakonisht shoqërohen me njerëz më të moshuar me të cilët ndihen që janë në të njëjtat gjatësi valësh.

Linjat në nivel të njëjtë

Këtyre njerëzve dashuria u është diç më e rëndësishme në botë, ndërkaq kur njëherë dashurohen, atëherë dashuria është për gjithë jetën.

Janë monogamë dhe të gatshëm të shkojnë në skajin tjetër të botës për ata persona. Janë racionalë, konservatorë dhe u frikësohen ndryshimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat