A mund të zëvendësojë aloa vera kremin pas rrezitjes?

Life style

A mund të zëvendësojë aloa vera kremin pas rrezitjes?

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 00:40
ilustrim

Duket që kremi pas rrezitjes mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi, shikoni se si është kjo e mundshme

Të gjithë e dimë sa është e rëndësishme mbrojtja e drejtë nga dielli për shëndetin e lëkurës sonë.

Përdorimi i kremrave dhe i mjeteve të tjera për rrezitje, si edhe kremrave pas rrezitjes, veprojnë për mbrojtje të lëkurës gjatë diellit të fortë.

Sipas shkencëtarëve, të cilët e kanë bërë hulumtimin mbi rëndësinë dhe ndikimin e kremit pas rrezitjes, mjetet e tilla mund të bëjnë më shumë dëm se dobi për lëkurën tuaj.

Kremrat për rrezitje e bëjnë lëkurën më të ndjeshme

Formulat e dedikuara për përdorim pas rrezitjes shpesh përmbajnë konsistenca të dendura me vaj i cili zbut barrierat në lëkurë dhe andaj është shumë më e ekspozuar për të krijuar përskuqje.

Të gjitha mjetet për përdorim pas rrezitjes në vete kanë kimikate të ndryshme dhe parfume, gjë që edhe më shumë dëmtojnë edhe ashtu tashmë lëkurën e dëmtuar.

Disa kremra për rrezitje (edhe pas rrezitjes) madje kanë edhe përbërës toksikë, gjë që mund të shkaktojnë probleme të mëdha me lëkurën, dhe si të tilla gjoja as nuk pengojnë shfaqjen e karcinomit të lëkurës.

Zgjidhja është aloe vera?

Dermatologët dhe hulumtimet theksojnë se alternativa më e dobishme për kremrat pas rrezitjes është aloe vera shëruese.

Për të mirat e aloe verës të gjithë dimë, mirëpo çfarë lidhje ka me lëkurën tonë gjatë dhe pas rrezitjes? Në të vërtetë, aloe vera ka veprim kundër-inflamator,prandaj është e shkëlqyeshme për lëkurën pas rrezitjes, si edhe te djegiet e shkaktuara nga ndikimi i fortë i diellit në lëkurë.

Aloe vera gjithashtu zvogëlon irritimin e lëkurës, gjë që është e shkëlqyeshme nëse lëkura juaj është e dëmtuar me veprimin e rrezeve të dëmshme ultraviolete.

Xheli i aloe verës ndihmon rigjenerimin e lëkurës. Përmban minerale, vitamina, polisaharide, tanina. Është posaçërisht e pasur me vitaminat C, E dhe me zink.

Është shtojcë e shkëlqyeshme për të gjitha llojet e produkteve, për shkak që i ndihmon hidratimit, përshpejton tonusin, vepron në akne, ekzema, djegie.

Ka veprim antibakterial, kështu që në sinergji me disa vajra eterikë me sukses pengon infeksione të llojeve të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat