Horoskopi i gushtit, cilat janë shenjat më me fat

Life style

Horoskopi i gushtit, cilat janë shenjat më me fat

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 06:05
Ilustrim

“Gushti fillon me një Hënë të re në shenjën e Luanit dhe do t’u japë njerëzve ndjesinë se tashmë ka ardhur momenti të gëzojnë dhe të argëtohen. Hëna e re tregon fillime të reja të gëzueshme në çdo aspekt. Por ky muaj gjithashtu do të jetë edhe me të papritura”,- u shpreh astrologia Meri Shehu për parashikimin e yjeve për muajin gusht.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, astrologia tregoi renditjen e shenjave të horoskopit për këtë muaj. Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek më e favorizuara:

12-Gaforrja

Do të kenë një muaj sulmi, antagonizmash dhe do përpiqen të marrin atë që mendojnë se iu përket.

11-Dashi

Do të ketë një muaj vital, me energji pozitive. Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes, por do të kenë edhe shumë peripeci.

6-Bricjapi

Do të merren shumë me çështjet ekonomike dhe me punën këtë muaj. Do të investojnë për një punë dhe mund të kenë edhe një humbje, ndaj edhe duhet t’i bëjnë llogaritë mirë.

5-Luani

Ata do të shkëlqejnë këtë muaj, por jo të gjitha gjërat do t’i marrin ashtu siç duhet. Duhet të bëjnë kujdes me zgjedhjet që bëjnë.

4-Peshqit

Do të notojnë në ujëra ndoshta jo të natyrës së tyre, por do të jenë të aftë të notojnë. Do të arrijnë sukses, por duan edhe mbrojtjen e dikujt që i këshillon gjatë kësaj periudhe.

3-Shigjetarët

Do të jenë në kulmin e tyre të dashurive dhe do të bëjnë ndryshime rrënjësore në jetën e tyre.

2-Ujori

Ky muaj do t’u plotësojë atyre një dëshirë. U rregullon një punë, një marrëdhënie ku e ndjejnë veten të plotësuar dhe një të ardhme të mirë.

1-Akrepi

Plutoni do t’i verë në lëvizje me ngacmime, por të gjithë do të vihen në dyshim për atë që kanë dhe që duhet të kenë.

10-Binjakët

Do kenë pak shkëputje nga shoqëritë, ndarje, bashkime, shoqëri të reja dhe kjo të sjellë pak paqëndrueshmëri për ta.

9-Peshorja

Për ta ky muaj do të jetë më shumë si muaj informacionesh pasi do të takojnë njerëz dhe do të jenë në lëvizje.

8-Virgjëresha

Do të ketë një muaj shumë dominant dhe do të mbushen me energji për të bërë gjëra të mëdha në fund të Gushtit.

7-Demi

Do të merren shumë me familjen, do të kenë të ftuar ose do të ftohen diku, por familja do të jetë ajo që do t’i shqetësojë jashtë mase gjatë këtij muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat