Si të dilni fitues nga çdo debat, por që askush të mos lëndohet: Metoda e shkencëtarit të famshëm!

Life style

Si të dilni fitues nga çdo debat, por që askush të mos lëndohet: Metoda e shkencëtarit të famshëm!

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 07:32
Ilustrim

Ekspertët vazhdimisht përpiqen të gjejnë mënyra të reja në komunikimin e përditshëm, duke studiuar se si funksionon truri ynë

Megjithatë, disa metoda të suksesshme janë të vjetra me qindra vjet. Kështu që kur Blaise Pascal, filozof, matematikan dhe fizikan, në shekullin XVII ka studiuar natyrën e njeriut.

Kur dëshirojmë që dikush të ndryshojë mendimin, zakonisht fillojmë ashtu që i tregojmë ku ka gabuar.

Pascal ka propozimin tjetër – provoni ta shikoni situatën nga këndi i tij, pranoni që ekziston e vërteta në bindjet e tij. Atëherë pretendoni pasqyrën më të gjerë, në të cilën ekzistojnë shumë kënde të tjera shikimi.

Ideja është që ta udhëhiqni tjetrin në zbulimin e perspektivave të tjera.

Qe se çfarë saktësisht ka thënë Pascal:

“Kur dëshirojmë dikë ta përmirësojmë, e bindim, madje me sukses, dhe i tregojmë ku gabon, e para patjetër duhet të shikojmë gjërat nga këndi nga i cili ai konsideron që është i rëndësishëm, dhe ai kënd zakonisht tregon të vërtetën e tij, dhe duhet t’ia pranojmë që ka të drejtë, mirëpo edhe t’i tregojmë anën në të cilën gabon. Ai është kënaqur sepse sheh që nuk ka gabuar, por që nuk i ka shikuar të gjitha anët e mundshme. Kështu askush nuk është i lënduar dhe askush nuk mund t’i shohë të gjitha…”

Në atë mënyrë e orientojmë dikë që vetë të kërkojë opsione të tjera, në vend që t’ia imponojmë pikëpamjen tonë.

A vlen ende kjo metodë?

Dr Arthur Markman, profesor i psikologjisë në Univerziteten e Texasit, pajtohet. Ai konsideron që kjo qasje është efektive për shkak se mund të bëjë që njerëzit të qëndrojnë me këmbë në tokë.

Kur sulmoni përnjëherë dikë dhe i thoni që nuk ka të drejtë, ai ju bind edhe më shumë. Mirëpo nëse filloni ashtu që të konfirmoni pozicionin e tij, keni bërë hapin e parë të rëndësishëm drejt diskutimit potencial bashkëpunues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat