Maskë me kafe për një lëkurë natyralisht të bukur!

Life style

Maskë me kafe për një lëkurë natyralisht të bukur!

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 17:34
Ilustrim

Ajo çka na duhet në mëngjes është një filxhan kafe. Mirëpo edhe një maskë me të nuk do ishte keq.

Ka gati 10 vite që kafeja po përdoret gjithnjë e më shumë në fushën e kozmetikës, për shkak të efekteve fantastike që ka mbi lëkurë. Mbi të gjitha, ajo është e përshtatshme për çdo tip lëkure.

Sy të fryrë? Maskë me kafe. Strija? Maskë me kafe. Njolla të zeza? Maskë me kafe. Lëkurë e thatë? Kafe. Akne?  Kafe, kafe, kafe….

Ja konkretisht një maskë me kafe për ty:

½ filxhan kafe me kokrra kafeje

½ filxhan me kakao pluhur

1 filxhan kafe me qumësht (i bajames do ishte më mirë)

1 lugë gjelle lëng limoni

1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

Në një enë bashkoni kokrrat e kafesë me kakaon dhe i shtypni mirë.

Shtoni qumështin dhe i përzieni derisa të krijoni një maskë.

Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.

I përzieni dhe aplikojeni në fytyrë.

E lini të thahet dhe pas 20 minutash e shpëlani me ujë të bollshëm.

Çfarë përfitimesh do të merrni nga kjo maskë?

Kokrrat e kafesë do të reduktojnë inflamacionin, skuqjen dhe qeset e zeza poshtë syve.

Kjo maskë shërben gjithashtu si një scrub i shkëlqyer që largon qelizat e vdekura dhe i jep fytyrës suaj shkëlqim.

Kakao pluhur është e pasur me antioksidantë që ju mbrojnë nga radikalet e lira. Qumështi e zbut lëkurën dhe aminoacidet e mbajnë lëkurën e hidratuar.

Limoni falë vitaminës C i jep lëkurës shkëlqim, dritë dhe e tendos. Ai neutralizon edhe nivelin e yndyrës në lëkurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat