Freskoni shtëpinë tuaj me ndihmën e këtyre truqeve!

Life style

Freskoni shtëpinë tuaj me ndihmën e këtyre truqeve!

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 19:27
ilustrim

Këto truqe do t’ju ndihmojnë që temperatura në këtë periudhë të jetë e përballueshme

Qe se çfarë mund të bëni për të freskuar hapësirën në të cilën e kaloni kohën:

Nëse në banesën tuaj keni tepihë leshi apo lëkure, kujdesuni që së paku në këtë periudhë t’i hiqni nga dhomat, transmenton telegrafi.com.

• Perdet me ngjyrë të errët vërtet duken bukur dhe janë hit absolut, por njëkohësisht kanë rol të rëndësishëm në tërheqjen e nxehtësisë.

Zëvendësoni gjatë këtyre ditëve me perde materiali më të lehtë.

• Mobilje prej pelushi ose prej lëkure nuk janë aleati i mirë në luftën kundër ngrohtësisë, por ka një zgjidhje.

Gjatë muajve të verës, ju mund t’i mbuloni ato me disa mbulesa të lehta prej pëlhure.

• Nëse aparatet e klimës nuk përdoren disa muaj, ato bëhen grumbullues të mëdhenj të pluhurit. Përpiquni që t’i pastroni filtrat para përdorimit, sepse në të kundërtën aparati i ndotur nuk do të punojë mirë dhe nuk do të lejojë ajrin e ftohtë të hyjë në dhomë.

• Nëse planifikoni ta ndryshoni ngjyrën e mureve, vendosni për nuanca më të shndritshme të cilat do të reflektojnë nxehtësinë në vend që ta tërheqin.

• Ajrosja është shumë me rëndësi, mirëpo kini kujdes kur e bëni këtë. Ajrosni gjatë natës dhe herët në mëngjes.

Nëse ajrosjen e bëni derisa dielli është në vrullin e vet të plotë, vetëm sa do ta nxehni gjithë hapësirën.

• Për këtë shumica nuk mendon, mirëpo poçet mund të nxehin jashtëzakonisht hapësirën, andaj zëvendësoni me ato që shpenzojnë më pak energji elektrike. Pos që hapësira më pak do të nxehet, edhe llogaritë e shpenzimit të energjisë do të jenë diç më të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat