Sekreti i një miliarderi: Sukses është kur punon mirë punën tënde dhe kur askush nuk të sheh

Life style

Sekreti i një miliarderi: Sukses është kur punon mirë punën tënde dhe kur askush nuk të sheh

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Pasurinë e tij e ka arritur si njëri ndër themeluesit e kompanisë e cila merret me prodhimin e preparateve për flokë

Dallimi i madh midis njerëzve të suksesshëm dhe të atyre të pasuksesshëm qëndron në atë që të suksesshmit punojnë gjithë ato që të pasuksesshmit nuk duan, thotë miliarderi dhe ndërmarrësi John Paul DeJoria.

Pasurinë e tij e ka arritur si njëri ndër themeluesit e kompanisë e cila merret me preparate të flokëve, Paul Mitchell, mirëpo në moshën 16-vjeçare ka bërë punë të imta në një punëtori të pastrimit kimik.

Ka vendosur varëse, ka pastruar dysheme dhe është paguar 1,25 dollarë në orë.

– Një ditë ka ardhur shefi i cili ishte shumë i rreptë dhe më tha që dëshiron të flasë me mua. Në çastin e parë kjo nuk më tingëlloi mirë. Më tregoi se si një ditë më parë kishte punuar deri natën vonë, dhe se si në një moment ka vërejtur që nuk ka pluhur nën tepih, as edhe nën mobilie – thotë DeJoria.

– As që e kam imagjinuar që dikush mund të punojë punën e vet aq mirë kur askush nuk e sheh – më tha shefi dhe menjëherë më shtoi pagesën prej 25 centësh – i kujtohet këtij miliarderi.

Sipas asaj që ka mësuar si 16-vjeçar, DeJoria konsideron që suksesi nuk qëndron në atë sa para keni dhe në çfarë pozicioni jeni.

– Sukses është sa mirë e bën punën tënde kur askush nuk të sheh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat